Gjermani, kthehen 25 persona pas refuzimit të azilit

anazapta

Mbrëm në aeroportin e Rinasit kanë zbarkuar 25 shtetas shqiptarë që kishin shkuar në Gjermani për të kërkuar azil.

Të kthyerve u është refuzuar kërkesa nga autoritetet gjermane, duke çuar në kthimin e tyre në vendlindje.

25 shtetasve në fjalë u është ndaluar hyrja në hapësirën Schengen për një periudhë 2-vjeçare.

Në fund të muajit të kaluar, të paktën 70 persona janë kthyer nga Gjermania, pas pesë muajsh qëndrim në kampet e azilantëve në pritje të azilit ekonomik.

Shumica e tyre, kryesisht të rinj, u kthyen me dëshirën e tyre pasi vunë re pamundësinë e fitimit të azilit në shtetin gjerman.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *