BBC dhe “Express.co.uk” raportojnë se më shumë se 20 njerëz në Gjermani janë plagosur, pasi një person me sëpatë në dorë ka sulmuar pasagjerët brenda në një tren.
Menjëherë ka nisur një operacion policor dhe një helikopter është duke lëvizur mbi Heidingsfeld, një pjesë e qytetit të Wurzburg në Gjermaninë jugore.
Mediat lokale kanë raportuar në Twitter se 21 persona kanë mbetur të plagosur dhe autori i dyshuar duket se është qëlluar nga policia. Linja e trenit mes WürzburgHeidingsfeld dhe Ochsenfurt është mbyllur.
