Gjermani / Pasi helmoi pesë fëmijët e saj, tmerri s`ka të sosur. Nëna tenton të hidhet para trenit

Arta Taja

Nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur dje në Solingen të Gjermanisë, ku policia vendase gjeti trupat e pajetë të pesë fëmijëve në një ndërtesë private, për vrasjen e të cilëve dyshohet nëna 27-vjeçare, tashmë janë zbardhur disa prej detajeve të krimit të tmerrshëm që tronditi vendin.

RTL-i njofton se policia deklaroi në raport se nëna e Christiane K., helmoi fëmijët me pilula para se ajo të përpiqej të merrte jetën e saj duke u hedhur para trenit.

Ajo u hodh në binarët në Dyseldorf, pak më shumë se 30 kilometra nga banesa ku helmoi fëmijët e saj dhe aktualisht është në gjendje kritike në spital.

Fëmijët e pajetë janë tre vajza të moshës një e vjeç gjysmë, dy dhe tre vjeçare, dhe dy djem, Luca tetëvjeçar dhe Timo gjashtë.

Djali i madh, Marceli (11) është gjallë dhe i sigurt ndërsa për të po kujdesen të afërmit. Mediat lokale raportojnë se ai shkoi në stacionin e trenit me nënën e tij, ku ajo u hodh poshtë trenit.

Policia tha se gjyshja i thirri ata në orën 14:00, të cilët u drejtuan për në një apartament në Solingen.

Vetë punonjësit e urgjencës ishin të traumatizuar dhe të tronditur nga pamja në apartament. Ata u përpoqën të ringjallnin fëmijët, por ishte tepër vonë.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *