Gjermania nuk njeh krizë ekonomike. Në vendin që i shpëtoi recesionit, shifra e punësimit gjatë vitit 2012 ka qenë rekord. Numri mesatar i të punësuarve është 41.5 milionë, pra 416 mijë më shumë në krahasim me vitin 2011.
Numri i të papunëve ka rënë me 162 mijë, duke shkuar nga 5.7 në 5.3 për qind të popullsisë aktive. Shifrat janë bërë publike nga Zyra Federale e Statistikave, e cil bazohet në të dhëna provizore.
Viti 2012 është i gjashti vit me radhë në të cilin Gjermania regjistron rritje të punësimit. Në krahasim me vitin 2005, numri i të punësuarve është rritur me 2.66 milionë, ndryshe 6.8 për qind më shumë. Përgatiti: Gazmira Sokoli