Gjermani s’bën shaka!

Dita

Dita e dashur! Paralajmërimi i Gjermanisë që ne rast mosmiratimi i ligjit për drejtësinë, krijon mundësinë që Shqipërisë t’i hiqet statusi i vendit kandidat. Eeej!

Ju o deputetë të PD-së, mos e merrni me shaka këtë thënie të Gjermanisë, pasi janë provuar se nuk bëjnë shaka, pasi atyre nuk u prishet asgjë. Dihet se popullit shqiptar i është premtuar Europa që në vitin 1990, kur po ndaheshim nga sistemi socialist e këtë premtim dhe zotim e ka marrë përsipër ta realizojë Partia Demokratike dhe kryesisht lideri i saj de fakto edhe tani, Sali Berisha.

U bënë si u bënë punët gjatë qeverisjeve dhe pas 25 vjetësh, të kemi statusin e vendit kandidat. Rasti është shumë i volitshëm që krejt opozita të jetë votuese e ligjit të drejtësisë që ka qenë vetë premtuese dhe është e detyruar të jetë zbatuese dhe votuese unanime e ligjit që kërkohet. Në të kundërtën përgjegjësia do të bjerë mbi deputetët dhe krejt politikanët e PD-së, pasi mos votimi në datën e kërkuar do të dëmtojë dhe elektoratin e kësaj force politike.

Ndaj, të dashur deputetë të opozitës, bashkoni votat me mazhorancen duke votuar unanim si shqiptar që ja doni të mirën këtij vendi, në mënyrë që të mos humbim këtë shans madhor dhe historik që juve ju ka mbetur në dorë, se në të kundërtën do të kishte përfunduar me kohë. I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve, të mos merren me asgjë tjetër, siç po shohim që diskutoni mënyrën e zgjedhjes presidentit, që pret koha. Mos humbisni kohë kot, e cila nuk të fal, por kalon. Përshëndetje Dita jonë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *