Autoritetet gjermane raportuan se të paktën 400 persona të punësuar në një fabrikë të madhe paketimi të mishit u testuan pozitivë për Covid-19.
Autoriteti rajonal shëndetësor i Guetersloh tha që shpërthimi i ri i koronavirusit është i lidhur me një thertore në Rheda-Wiedenbrueck.
Ka pasur disa shpërthime në thertoret gjermane javët e fundit, të cilat kanë nxitur qeverinë të vendosë rregulla më të rrepta sigurie për industrinë dhe të ndalojë praktikën e përdorimit të nënkontraktuesve.
‘Toennies Group’ raportoi se në thertoren e saj ka mbi 6,000 të punësuar.
l.h/ dita

Gjermanise perendimore? Pse eshte ndare prap Gjermania ne perendimore dhe lindore si ne kohen e luftes se ftohte? Te paska ngel ora nja 35 vjet mrapa o gazetar
Krahu i lire i punes, i cili leviz ne kohe sezoni nga nje shtet ne tjetrin, dhe duket gjate udhetimeve me avion eshte perhapur edhe virusi. Pa llogaritur pastaj, qe tek mishi eshte fresket dhe virusi jeton me gjate. Jane me mijra skllever moderne ne cilindo vend europian, te cilet punojne sezonale dhe pa sindikata. Pune e rende, qe jo te gjithe e bejne!
Krahu i lire i punes, i cili leviz ne kohe sezoni nga nje shtet ne tjetrin, dhe duket gjate udhetimeve me avion eshte perhapur edhe virusi. Pa llogaritur pastaj, qe tek mishi eshte fresket dhe virusi jeton me gjate. Jane me mijra skllever moderne ne cilindo vend europian, te cilet punojne sezonale dhe pa sindikata. Pune e rende, qe jo te gjithe e bejne!..