Gjermani, shqiptari dhunohet deri në vdekje dhe hidhet në liqen

DITA Online

 

Policia gjermane ka gjetur në një liqen trupin e pajetë të një 19-vjeçari shqiptar.

Siç raportojnë mediat vendase, i riu shqiptar është Xhoi Musaj dhe sipas hetimeve të prokurorisë dhe policisë, i riu shqiptar është viktimë e një krimi të dhunshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Erbach, ndërsa shqiptari ishte me vendbanim në landin Nordrhein-Westfalen.

Sipas autopsisë, trupi i 19-vjeçarit shqiptar ka plagë të rëndë, të cilat i kanë shkaktuar atij edhe vdekjen.

Viktima është gjetur nga banorë të zonës.

Ndërsa policia bën të ditur se viktima kohët e fundit ka banuar në Steinfurt të landit Nordrhein-Westfalen.

Nga mesi i muajit prillit ai kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë së jugut

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe 3 mijë euro kush jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *