Federata Gjermane e Futbollit është tepër e shqetësuar në prag të kampionatit botëror. Kjo për shkak të lajmeve se në qendrën stërvitore në Brazil ka probleme me internetin dhe telefonin. Menxheri i kombëtares gjermane, Oliver Birhof, ka fluturuar me urgjencë për në Brazil dhe ka takuar drejtuesit rajonalë për të zgjidhur problemin. Ai thotë se ka marrë premtime se gjithçka do të jetë mirë në kohën e duhur.
Gjermania pritet të jetë një nga nga skuadrat favorite për titullin botëror.
