Gjermania dëboi 40 diplomatë rusë, reagon Moska

Amelda Amelda

Pas dëbimit të 40 diplomatëve rusë nga Gjermania, Rusia reagoi duke thënë se marrëdhëniet e saj më Gjermaninë do të përkeqësohen më teh, pas vendimit jo miqësor të Berlinit për dëbim, sipas Kremlinit.

“Reduktimi i pajustifikuar i stafit diplomatik të misioneve ruse në Gjermani do të kufizojë hapësirën që lejoi ruajtjen e dialogut midis vendeve tona, gjë që do të çojë në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-gjermane”, tha ambasada ruse në Berlin në një deklaratë në Telegram.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova premtoi një përgjigje ndaj asaj që ajo e quajti “veprim dashakeq të makinerisë politike gjermane”, citon agjencia e lajmeve Interfax.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Medalja ka dy ane, mosw beni deklarata por veproni. Tregojuni vendin pasardhesve te nazizteve qe kane futur Boten ne dy luftra boterore dhe po kerkojne te treten.

  • Mos je pasardhes i ndonje rusi te bardhe nga ata qe sollen Ahmet Zogollin ne Shqiperi?
    Po te jesh shqiptar e me gjak shqiptari nuk do te dilje ne krah te Rusise qe per dy chekuj ka bere cmos te zhdukte Shqiperine nga harta e Evropes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *