Qeveria gjermane, pa dhënë asnjë hollësi, njoftoi se ka forcuar së tepërmi kontrollet në kufijtë e vendit si edhe në të gjitha aeroportet. ‘’Kemi forcuar kontrollet në kufij, aeroporte dhe stacionet e trenave’’, deklaroi një zëdhënës I qeverisë gjermane, pa dhënë asnjë hollësi.
Edhe policia e Hollandës ka shtuar patrullat e sigurisë në aeroporte dhe ka forcuar kontrollet në kufijë e saj, pas sulmeve të sotme në vendin fqinj, Belgjikën.Udhëtarët që po kalojnë përmes Aeroportit të Amsterdamit, Schipol, kanë raportuar për shtyerje dhe kontrolla të rënda policore.
Agjencitë e Sigurisë në Holandë nuk pranun që të japin hollësi të tjera lidhur me masat e ndërmarra, por thanë se po e mbajnë nivelin e sigurisë në nivelet më të larta të mundshme./E.T
