Gjermania do të kufizojë emigracionin nga Shqipëria

redaktor

Në vitin 2013 në Gjermani kanë ardhur aq shumë azilkërkues sa edhe njëzet vjet më parë. Në mesin e tyre janë shumë njerëz nga Ballkani. Por kërkesat e tyre për azil janë refuzuar pothuajse të gjitha. Qeveria federale gjermane tani pritet të ndërmarrë masa parandaluese.

Një projektligj i Ministrisë së Brendshme, në bazë të një shkrimi të gazetës “Ruhr Nachrichten”, parashikon që Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në të ardhmen të klasifikohen si “vende të sigurta të origjinës”. Një rivlerësim i tillë u mundëson autoriteteve gjermane që kërkesat e azilkërkuesve nga këto vende t’i refuzojë pa pasur nevojë për të justifikuar vendimin.

Përmes këtij ligji synohet “për t’i dhënë fund më shpejt qëndrimit të personave të tillë në Gjermani”, citon gazeta nga drafti i projektligjit. Pas refuzimit të kërkesës për azil koha për të lëshuar Gjermaninë shkurtohet në një javë, po ashtu shkurtohet edhe koha e ushtrimit të ankesës. Gjykatat duhet të vendosin për një kërkesë “në parim brenda një jave”. Në këtë mënyrë “shkurtohet edhe koha e përfitimit të ndihmave sociale”. “Kështu bie edhe interesimi i këtyre njerëzve për të kërkuar azil për arsye ekonomike”, thuhet në projekt-ligj.

“Njerëzit nga këto vende nuk janë të përndjekur politikisht”

Regjimi i vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë u hoq në vitin 2009, për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, një vit më vonë. Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë ka regjistruar në vitin e kaluar 22.495 kërkesa për azil nga shtetasit e këtyre vendeve – shumë prej tyre janë sinti dhe romë. Nga janari deri në shkurt 2014, sipas Ministrisë së Brendshme janë dorëzuar 6112 kërkesa për azil. Këto përbëjnë 26.9 për qind të numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil në Gjermani.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere është ankuar qysh në fillim të shkurtit që azilkërkuesit kryesisht janë duke ardhur nga Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. “Njerëzit nga këto vende nuk janë të përndjekur politikisht. Kërkesat e tyre për azil duhet të shqyrtohen shpejt dhe në mënyrë të qartë”, ka thënë politikani i CDU-së./DW

Share This Article
1 Comment
  • Ja qart qe do arrinte Gjermania ne te tilla masa te rrepta vs popujve te ballkanit .
    Cigant bullgare e rumune cek e sllovake , jane bere shqetesim per qytetet gjermane . Jane shperngul me fise dhe vendosur diku ne nji dhome 10 vete .Per tregun e punes qe Gjermania afron ose me mir te themi kerkon te punesoje jane larg nji kualifikimi te tille ,bordellot jane te mbipopulluara nga vendet e lindjes qe hyne ne be ,pra cfar do bejn disa te huaj ne nji vend si Gjermania ? Qe te mbijetojn do bejne gjithcka ,pra edhe krime . Metoda centrifuge qe aplikojn psikologet e Krizes Globale ,s’po jep rrezultatet e pritura si duket .-Megjithate ….levizjen e lire nuk eshte e drejt ta kufizojn per shqiptaret .Kerkesa per azil poltik mundet te ket por shifrat jane te fryra dhe kjo eshte thjeshte nji justifikim .Kjo qe i behet shqiptareve eshte e padrejte .Qeverrite shqiptare duhet mos te bejn miun para kujdoqoft por ti ngren zerin ke perfaqsuesi Gjerman ne Shqiperi ,pra te interesohen per popullin ,duke mos injoruar kte te drejte te shqiptareve se vet levizin te lire ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *