Gjermania e shqetësuar për krizën dhe borxhin: Kujdes financat

redaktor

Hellmut Hoffmann, ambasadori i ri Gjermanisë në Shqipëri, në intervistën e tij të parë për Top Channel thotë se ai është i surprizuar për mirë të shihte një Tiranë ndryshe nga ajo që kishte përfytyruar, pasi thotë se priste një qytet gri dhe jo plot ngjyra e gjallëri, siç e kishte gjetur.

Ambasadori Hoffmann shprehet se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë tashmë janë ekselente duke theksuar se do të japë kontributin e tij në çuarjen përpara të kësaj marrëdhënieje. Gjermania thotë ai ka një interes të veçantë në të pasurit e një situate stabël në të gjithë Ballkanin dhe për këtë Shqipëria, në këtë aspekt, luan një rol të rëndësishëm.

Sa afër apo larg ndodhet Shqipëria në marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor kur të mblidhet Këshilli i Ministrave i BE-së?

“Kjo është e vështirë të thuhen prej meje në këtë fazë. Ka vetëm dy javë që kam mbërritur në Tiranë. E gjitha mbetet në duar të shqiptarëve, qeverisë shqiptare, Parlamentit dhe të gjitha institucioneve. Janë një sërë çështjesh, ku progresi është i rëndësishëm, si përshembull shteti ligjor. Eshtë një listë e gjatë dhe nuk dua të futem në detaje. Është e parakohshme për të folur tani. Të presim vendimin e Këshillit të Ministrave në dhjetor. Unë do të dëshiroja të inkurajoj të gjithë shqiptarët, Qeverinë, opozitën dhe gjithë të tjerët të punojnë në këtë drejtim me shumë seriozitet. Ne e kemi mbështetur dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë ndaj këtij procesi ku keni hyrë, por ne do të shikojmë performancën”, tha Hoffmann.

Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit, por marja e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor do të varet nga performance e vetë Shqipërisë. Në të parën intervistë televizive për Top-Channel , ambasadori i ri gjerman, Helmmut Hoffmannn deklaroi gjithashtu se Gjermania është e shqetësuar nga kriza e borxhit dhe kërkoi nga qeveria e re të bëjë kujdes me borxhin dhe të ruajë parametra fiskalë. Zoti Hofman u shpreh se bizneset gjermane janë të interesuar të investojnë në vend, por për këtë kërkoi krijimin e kushteve të përshtatshme dhe një shtet ligjor.

 

Zoti Ambasador cili ishte impresioni juaj i parë kur u emëruar për të shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri?

Fillimisht më lejoni tju them se për mua është një kënaqësi e vecantë të shërbej si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. Më pëlqen pyetja juaj për impresionin tim të parë pasi ishte një kontast I madh mesa asaj që prisja të shikoja dhe cfarë pashë. Erdha këtu dy javë më parë të shikoja Tiranën dhe pritshmëritë e mija ishin të shikoja një vend që ka kaluar shumë vite nën rregjimin dictatorial komunist, me një periudhë tranzicioni të vështirë përfshi edhe anarkinë në disa monte. Mendoja se do të përballesha me një qytet shumë gri por mbeta shumë I surprizuar për mirë kur pashë se si Tirana duket sot. Është një qytet me plot gjallëri. Kisha lexuar se si ish krytari bashkisë Rama e kishte ngjyrosur qytetin me plot ngjyra por me lejoni ta thekson. Tirana më ka surprizuar me plot njerëz të rinj  shumë restorante. Gjithashtu unë e di fare mirë se kjo është Tirana por jo e gjithë Shqipëria. Kam parë në kryeqytet edhe anën tjetër që është varfëria dhe ka shumë gjëra për të ndryshuar por mendoj se progresi  Shqipërisë është fantastic gjatë 20 viteve të fundit.

 

Cilat do të jenë disa prej prioriteteve gjatë mandatit tuaj dipllomatik në Tiranë?

 

Kur ju shërbeni si ambassador gjëja e parë që kërkoni të realizoni është të punuarit për mardhëniet bilaterale në përmirësimin e lidhjeve me qeverinë dhe njerëzit. Dua të nënvizoj se mardhëniet me Shqipërisë dhe  Gjermanisë tashmë janë ekselente por unë do të mundohem të jap kontributin tim në cuarjen përpara të kësaj mardhënie. Gjermania ka një interes të vecantë në të pasurin e një situate stabël në të gjithë Ballkanin. Shqipëria në këtë aspekt rual një rrol të rëndësishëm në të gjithë këtë. Qëndrueshmëria, stabiliteti demokratik, transparenca, llogaridhënia, lufta kundra korrupsionit, krimit të organizuar të gjitha këto janë cështje që marrin një rëndësi të vecantë. Ne jemi shumë të interesuar se si këto cështje zhvillohen në Shqipëri. Gjithashtu ne besojmë se është me shumë rëndësi integrimi në strukturën europiane përfshi ndihma jonë në një dimension të tillë. Ne jemi mbështetës të Shqipërisë në rrugtimin e saj drejt integrimit europian. Për këtë do të ketë diskutime të rëndësishme deri në fund të këtij viti. Metemi shumë të prirur tju mbështesim në këtë drejtim. Shikojmë progress në këtë drejtim por mbeten gjëra të cilat duhen përmbushur. Krijimi ndërtimit të një klime të favorshme për të zhvilluar biznes në Shqipëri është një tjetër aspekt me interes për ne. Komuniteti gjerman I biznesit ka interes të operojë në Ballkan, në Shqipëri por duhen kushtet e përshtatëshme prandaj shteti ligjor është I rëndësishëm.

 

Cili është vlerësimi i qeverisë gjermane për qeverinë e re shqiptare e cila do të nisë punë në Shtator?

 

Ne jemi të kënaqur të shikonim se si u zhvilluan zgjedhjet dhe për herë të parë të shikojmë një tranzicion të paqshëm pushteti tek qeveria e re. Qeveria e ardhëshme ka përpara një pjatë të madhe përpara saj thënë ndryshe shumë sfida. Unë mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që qeveria e re të sjellë një frymë të re ku të mos mungojë konsensusi. Nuk ka dyshim që qeveria ka rrol të udhëheqë por lipset minimizimi polarizimit në zhvillimet politike që lidhet edhe me proceset integruese.

 

Në fakt keni pak kohë në Tiranë por me lejoni tju bëj këtë pyetje. Në këndvështrimin tuaj cilat do të jenë disa prej sfidave me të cilat do të përballet qeveria e kryeministrit Edi Rama?

Po më drejtoni një pyetje e cila është komplekse. Mendoj se duhet përmirësuar situata ekonomiko-sociale. Mjafton të ecësh në rrugët e Tiranës dhe të shikosh difertencat. Nga njëra anë unë si një diplomat gjerman jam I lumtur të shikoj shumëllojshmëri markash të makinave gjermane në një njëjtën kohë kam vënë re se ka varfëri. Përfshirja e qeverisë së re në ndryshimin e kësaj situate është e rëndësishme. Një tjetër aspekt lidhet me stabilitetin fiskal dhe kjo nuk është e lehtë pasi të gjitha reformat duhet të zhvillohen nën kushte të rrepta të situatës buxhetore. Ne jemi të vetëdishëm se situata me buxhetin nuk është një cështje e lehtë. Mendoj se është e rëndësishme të treguarit e një kujdesi të vecantë për disiplinën financiare dhe buxhetore. Në këndvështrimin tim nuk duhet lënë pas edhe bashkëpunimi rajonal  ndërtuar mbi politika konstruktive dhe këtu Shqipëria mund të luaj një rrol të rëndësishëm. Një tjetër sfidë e madhe për qeverinë e re do të jetë Bashkimi Europian thënë më thjeshtë plotësimi kritereve të vendosura sic njihen 12 prioritet. Disa prej tyre kanë patur zhvillim tejet pozitiv një prej tyre zgjedhjet por mbetet të tjera të paplotësuara. Merr një rëndësi parësore që vëndi juaj ti tregojë shteteve antare të BE-s, Brukselit se qeveria juaj është e vendosur të realizojë progress në këtë drejtim.

Sa afër apo larg ndodhet Shqipëria në marrjen e statusit të vëndit kandidat në Dhjetor kur të mblidhet këshilli ministrave i BE-s?

Kjo është e vështirë të thuhen prej meje në këtë fazë. Ka vetëm dy javë që kam mbërritur në Tiranë. E gjitha mbeten në duar të shqiptarëve, qeverisë shqiptare, parlamentit dhe të gjitha insitutitucioneve. Janë një sër cështje ku progresi është I rëndësishëm si përshembull shteti ligjor, një listë e gjatë dhe nuk dua të futem në detaje. Është e parakoshme për të folur tani. Të presim vendimin e këshillit të ministrave në dhjetor. Unë do të dëshiroja të inkuroj të gjithë shqiptarët, qeverinë, opozitën dhe gjithë të tjerët të punojnë në këtë drejtim me shumë seriozitet. Ne e kemi mbështur dhe do të vijomë ta bëjmë këtë ndaj këtij procesi ku keni hyrë por ne do të shikojmë performancën.

Cili është  pozicioni Gjermanisë deri këto moment ne lidhje me statusin. Më konkretisht në mbledhjen e Dhjetorit vota e Gjermanisë do të jetë pro apo kundër marrjes së statusit të vëndit kandidat?

Është një tentativë e mirë me këtë pyetje por duhet të kuptoni se unë nuk dua të komentoj për këtë tani duke thënë po ose jo. E ritheksoj janë disa kritere, ne kemi parë progress shpresojmë që ky progress të vazhdojë me kriteret e tjera. Ne do ta shohim këtë si një foto e plotë në kohën e duhur duke u konsultuar me miqtë tanë në BE dhe shpresoj të mbërrimë në një përfundim të arsyeshëm . Do të ishte e parakohshme të spekulloja sot se cili do të jetë vendimi.

Nga Muhamed Veliu-TCH

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *