Gjermania: Është e mundur të ngrihet pasuria e Erdoganit jashtë vendit

redaktor

Zëdhënësi i Komisionit për çështje të jashtme në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman Roderich Kiesewetter  ka bërë një deklaratë  për tadiostacionin “RBB”, duke deklaruar:

“Mendoj se është e mundur të ngrihet pasuria e klanit Erdogan jashtë vendit. Ne po ngrijmë pasurinë e oligarkëve rusë dhe për çështjen e Turqisë nuk po bëjmë asgjë”, ka thënë Kiesewetter, i cili është anëtar i Partisë Demo-kristiane të kancelares gjermane Angela Merkel.

Kujtojmë se Erdogan javën e kaluar tha se kjo parti dhe Të Gjelbrit janë armiq të Turqisë dhe u bëri thirrje shtetasve turq në Gjermani që në zgjedhjet e këtij vendi të mbështesin partitë tjera.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *