Gjermania është kampione e Botës! Për herë të katërt në histori, dhe 24 vjet pas finales së Romës duke mundur sërish në takimin e fundit Argjentinën, këtë herë pas 120 minutash me një gol të Mario Gotzes, që bëhet mbret i Botërorit në Brazil duke shënuar në minutën e 113-të pas një ndeshjeje epike.
“La Seleccion” kërceu tangon e fundit në Rio De Janeiro duke i lënë skenën për festën gjermanëve, që e kanë merituar më shumë se të gjithë këtë trofe dhe pse në finale amerikano-jugorët vuajtën saktësinë përpara porte të dy sulmuesve të tyre, Higuain dhe Palacio. Ndoshta, ky ishte dhe ndryshimi madh mes dy përfaqësueseve, Gjermania fitoi sepse e luajti këtë Botëror si një ansambël dhe jo me “vallëzime” individuale, aq sa në ngritjen e trofeut drejt qiellit të Rios nga Lahm u duk sikur dhe statuja e Jezusit kishte hapur krahët për t’u bërë dhe ai pjesë e kampionëve të rinj të Botës.
Sapo dy skuadrat zbritën në fushën e lojës, ende pa prekur topin, shkruajtën menjëherë historinë, duke u bërë të vetmet skuadra që kanë luajtur tre herë me njëra-tjetrën për trofeun botëror. Loew u detyrua të bëjë një zëvendësim të minutës së fundit, teksa humbi Khedirën për dëmtim ndërsa vendin e tij e zuri i riu Krammer ndërsa te Argjentina, Di Maria e nisi nga stoli.
Disfata Brazilit i shërbeu si mësim “La Seleccion” për mënyrën sesi duhet të luante dhe amerikano-jugorët menjëherë u përpoqën t’i vinin drynin lëvizjeve të tre herë kampionëve të Botës duke shfrytëzuar zbritjet e shpejta. Në minutën e 4-t pikërisht një dalje me pak pasime dërgoi në pozicion të prirët Higuain por goditja e tij nuk ishte e kalibruar sic duhet. Në të 8-tën, sinjalin e alarmit të portën e Neuer u përpoq ta ndizte dhe Messi por askush nuk ishte në qendër për t’u shërbyer. Në minutën e 18-të, Krammer mori një goditje të rëndë pas përplasjes me Garay, dhe 12 minuta më pas u detyrua të lërë lojë tërësisht i shokuar duke u zëvendësuar nga Schurrle.
Ndërkohë në të 20-tën, Higuain pati shansin më të mirë për të tijtë për të zhbllokuar ndeshjen pas një gafe të Kross, por goditja e tij nuk ishte ajo e një sulmuesi të madh ndërsa në të 30-ën gjeti devijimin fitues por gëzimi i mbeti përgjysmë pasi u “peshkua” në pozicion jashtë loje. Gjermania, e cila deri në ato momente po qarkullonte mirë topin më në fund krijoi në të 37-ën, por goditja e Schurrles u prit nga Romero, por dhe nëse do të kishte shkuar në fund të rrjetës do të ishte e parregullt si pasojë e pozicionit jashtë loje të Ozil.
Messi tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë, tre minuta më pas, kur i iku “dorë për dorë” Hummels por topi mbeti në zonën e Neuer, pa u devijuar nga askush. Rastin më të pastër megjithatë para pushimit e pati Gjermania, dhe si zakonisht me goditje standarde, teksa nga goditja e këndit, Howedes zhyti topin drejt portës por gjeti në rrugën e festimit vetëm shtyllën. Në pushim u shkua pa fitues, ndërsa Argjentina doli prej aty me një Messi që kërkonte të fitonte, aq sa në minutën e 47-të, kapiteni i “La Seleccion” bëri gjithçka mirë për të arritur te avantazhi por nuk e gjeti atë vetëm për pak centimetra. Gjermania vuante presionin lartë dhe mbylljen mirë të argjentinasve dhe e kishte të vështirë të krijonte hapësirat e nevojshme. Në të 57-ën, tjetër shpërthim i Higuain dhe tjetër dalje e Neuer, që përplaset me Higuain. Përfundimi ishte goditje me gju në kokën e sulmuesit por faull në favor të portierit.
Lodhja filloi të ndjehej te ekipet dhe skuadrat ishin më pak agresive. Në të 75-ën, Messi provoi vetë një zgjidhje personale por gjeti tabelat pas porte. Në të 82-tën, provuan befasinë gjermanët me një hapje pas shpine të mbrojtjes argjentinase, por Kros goditi butësisht. Botërori për herë të tretë radhazi do të vendosej jashtë kohës së rregullt. Në fillimin e saj Schurrle mund të kishte zgjidhur më mirë këtë aksion te gjermanëve, të cilin e finalizoi me një goditje qendrore jo shumë shqetësuese për Romeron. Në të 97-ën, Palacio mund t’i vendoste dorën Argjentinës te trofeu, por gaboi një gol të sigurt. Kupa priste ende dikë që t’i vendoste duart mbi të dhe në minutën e 113-të, njeriu më i diskutuar i sulmit gjerman zhbllokoi ndeshjen duke thyer ekuilibrin.
Dhe Merkel në tribunë u shfaq e çliruar nga ky gol. 7 minuta e ndanin tani Gjermaninë nga titulli katërt botëror, 7 minutat më të gjata të gjermanëve në këtë kompeticion, tek të cilat Argjentina u përpoq të mbërthehej për të cuar ndeshjen te penalltitë por trofeu nuk ndryshoi destinacion duke përfunduar mbi duart e kapitenit Lahm… Bota e futbollit është sërish në duart e gjermanëve.

u kry
“HORRI i BULEVARDIT ” !
Behu i gjalla ,Urime Nazional-Manschaftit per fitoren dhe titullin e Kampionit te Botes e meritoi.
Te them qe MESSI me zhgenjeu ,nuk ma nxe goja ,por nga MESSI pritej me shume ,sido qe Gjermanet e fituan me Filozofi ndeshjen por per mua vetem me nje Shofer ,Turk ,Jalla-Jalla ,OZILI ishte shume i mire .
Por ne se ne 1972 Makina e rende Gjermane kishte nje Shofer te jashtezakonshem si GUNTER NETCZER ne 1974 ,BECKENBAUERI i vuri sterkembeshin atij bashke me HELMUT SCHOENES sepse makinen GJERMANE e Timononte ne ate Bote Dhenderri i SCHOENIT me duket WOLGANG OWERAT .
Ne ate Bote Manschafti kishte po sa SOT 6 Lojtare te BAYERNIT te cilet ate bote ishin qe te gjithe BAVAREZE si
MAYER…….SCVANCENBECK …..BREITNER …BECKENBAUER ……HOENES ……MULLER .
Loja ishte e barabarte dhe e zgjidhen Detajet ,por JO si ne 1974 kur 2 golat i shenonin BAVAREZET e famshem si BREITNER dhe “Fshatari me lekure te trashe “” sic do te citonte ate bote SEUDUTCHE ZEITUNG ,per MULLERIN , dhe ne 1990 golin e vetem do ta shenonte lojtari i BAYER LEVERKURSEN ne mos gaboj ANDREA BREHMER pas nje penalltie FANTAZME .
Edhe sot golin nuk e shenoj asnje lojtar i BAYERNIT (( sepse asnje nga lojtaret e Bayernit sot nuk eshte Bavareze ,por lojtari i ekipit “ARMIK ” te DORTMUNDIT ,GOTZE .
MESSI nuk mund te luante edhe si Mez-fushor ,edhe si presingues ,edhe si sulmues edhe si pasues edhe si shenues .
Kam mendimin se MESSI i dha 3-4 pasime per gol ,por lojtaret e ARGJENTINES ishin poshte shume poshte ,nivelit te MESSIT por edhe te Gjermaneve ne pergjithesi .
Nuk binden as HIGUAIN ,as LAVECI as Rrugaci AGUERRO por perpos MESSIT ,luajten mire DE MIKELIS dhe deri diku MASKERANO sido qe ai ne disa momente ishte i pasigurte .
Ne fund Argjentina tregoi se nuk eshte BRAZILI qe u shperfyterua dhe ja “RUAJTI NDERIN ” LATINEVE .
Gazeta “TEMA ” me ka suspenduar dhe nuk me jep hapesire me shume se NJE DITE ne JAVE ,pra pos qe nuk me lejon ,ajo ME CENSURON komentet .
Kjo eshte arsyeja qe une shfaqem ne kete blog me komentet e mia .
Urime edhe njehere Gjermaneve .
Mireu pafshim ne 2018 ne RUSI .
Besoj se atje do te luhet tjeter Partirure por me protogoniste te TJERE !
Totila:
Ke thene shume budallalleqe, ca te verteta, por ke harruar (qellimisht) me kryesoret:
– Kjo Gjermani ka 10 vite qe eshte vene ne jete si projekt (Jurgen Klinsman) dhe e ka merituar qe ne 2006 – 2008 – 2010 – 2012 – te jete nga pretendentet kryesore per kampione (Europe & Bote).
– Argjentina luajti me shume provokime dhe faulle qe vetem xhaxha Rizzoli nuk i vuri re. Shvajnstaigerin e copetuan fare dhe nuk numerohen faullet ndaj tij (ironia eshte qe ai mori karton i pari), per te mos luajtur dot fort ndaj Messit.
– HARRONI NJE FAKT – Ozil,Gotze, Muller, Hummels, Kroos, Shurle, Reus, Boateng, Bendner x2, Krammer, Draxler, … i ke te gjithe 21-24 vjec, qe dot e thote se 8-9 vjet te tjera jane garanci vazhdimesie. Argentina ??? Italia ??? Anglia??? Spanja??? Brasil??? … Keto ekipe duhet te riformatojne kombetaret e tyre.
– Messi Topi i Arte?!! me shume e ke merituar ti Totila Topin e Arte … shihemi ne 2016 😉
“GJERMAN ” !
Nuk dua qe ta “EKLIPSOJ ” ,fitoren e gjermanise ne ket boteror ,duke dhene argumente qe ti nuk do ti pelqeje sepse do te hidheronin .
Por si Europian ,nuk ma heq dot te drejten qe te jem kunder LATINEVE qe ne t’ua kalojme me kupa dhe ta le te Qete NAZIONAL-MANSCHAFTIN qe ta shijoje shiritin e KATERT ne BLUZE QE E HIJESHON .
Sa per MESSIN ne se di apo kupton Gjermanisht do te te vija ne dispozicion Linkun me zerin e komentatorit gjerman se cka ai tha per MESSIN :
Lojtari me i madh dhe me inteligjent qe ka parte ndonje here planeti TOKE .
Mos harro se MESSI luftoi i vetem ne fushe si asnje deri me sot ,duke qene Argjentina ne te 7 ndeshjet vetem 7 minuta ne disavantazh ne 700 minuta ne 7 ndeshje nga te cilat 2 ishin me shtese dhe tjetra me penallti.
Kur them luftoi i vetem e them sepse dha 3 super-pasime per gol por nuk u mbeshtet as nga LAVECI as nga HIGUAIN as nga Rrugaci AGUERRO ,por te vetmit qe e mbeshteten ishin ROMERO ,DE MIKELIS dhe deri diku MASKERANO.
Mos harro qe ai eshte i semure derisa Vjell ne fushe .
Mos harro se ky lojtar ka kunder ME LLUMIN e botes Futbollistike .
3 Lojtare kane qene dhe jane me Super-inteligjentet e te gjitha koherave deri tani :
MESSI ,MARADONA dhe ROBERTO BAGGIO !
Totila i nderuar, panvaresisht debateve jo konstruktive, qe behen karshi mendimit tend, une po te isha trajner i ndonje skuadre te ekipit kombetar, punen e pare qe do te beja, do te ishte oferta, per te qene pjese e stafit, kjo se e vleresoj shume mendimin tend dhe aftesine qe keni, per te shpetuar futbollin nga katastrofa.
Edhe mua Mero Baze, me ka bere dalje, nuk e di ku e kam shkelur ne kallo, megjithate nuk deshperohem, se gjithmone e kam pare Meron si nje lajkatar, qe kthet kur ja prish interesat, ne nje bukshkeles.
Te pershendes.
“HORRI i BULEVARDIT ” !
Te them te drejten nuk te kam pare shpesh ,por tani qe dole jam i qete dhe te jesh mire me shendet vete dhe familjarisht .
Kam bere tek “TEMA ” nje shkrim “NEVRIK ” kunder gjermanise dhe Personit me Nickun “PELLASGIAN “.
Ne se e ke lexuar ,shkrimin tek TEMA e kam bere diten e premte apo te shtunen me duket ne date 11 apo 12 ,popr po ate dite kam bere dhe nje shkrim REFLEKTIV ,duke i paraprire Fitores se DEUTSCHLANDIT dhe kam dhene arsyet e mia .
Gjermania e MERITOI ,or per nje gje me vjen keq qe MESSIT i iku nga dora rasti qe te perseriste MARADONEN ,por ekipi i Argjentines nuk ishte i pjekur taktikisht .
E dija perdundimin qe do fitonte Gjermania m enje gol dhe 1-0 n eshtesen e dyte por jo ne minuten e 113-114 por ne te 121 !.
Te falenderoj per referencen duke me bere pjese te stafit te “TEMES “,por nuk e meritoj mu per shkakun sepse nuk mundem qe ti shpetoj dot subjektivizmit .
Me hadit ketu komenti i “DEUTSCHLANDIT ” dhe shkrimi i “PELLASGIAN ” tek “TEMA ” sot ne daten 14 korrik ne se e ke lexuar ,ku flet me Realizem ,sido qe un ee kam shkelur ne komentin tim dhe besoj qe e ke lexuar .
Kur them e kam shkelur ,dua te them se kam rene PRE e provokimeve dhe kam renditur shifra qe ne fakt jane te verteta ,por kurre nuk e besoja se do te kishte NJE HERE te PARE te GJERMANISE kunder BRAZILIT .
Jo se Deutschlandi nuk i ka apo kishte Premisat ,por ishja i bindur 100 se BALTA-BLATER ja kishte shitur Kupen Brazilit .
Dhe besoj qe nuk pata gabuar deri tek Provokimi qe BLATER i beri botes futbollistike me ndeshjen BRAZIL vs KROACI ku qe te tre golat e Brazilit kunder KROACISE E MOREN INICION nga pozita te gabuara dhe duhej dhene Faull per KROATET si ne golin e pare te NEYMARIT ashtu edhe ne te 2 golat e tjere.
Nga ana tjeter Kroati ILIC duhej lene i lire dhe duhej dhene penallti n efavor te Kroacise ne rastin e pare brenda zones kur ALVESH e pengon ne zone dhe duhej dhene GOL rasti kur ILIC ja mori m ekoke topin paster CEZARIT .
Por mbas kesaj me sa duket BLATER u terhoq dhe e la BOTERORIN te ECTE NORMALISHT ne HULLINE E tij .
Por GJERMANET duhej te ishin treguar kavaliere dhe ta shmangnin Katastrofen 7-1 ,sidomos kur behet fjale per nje ekip qe ka 5 Kupa bote ,pra duhet te benin ate qe beri KASIJASI me ITALINE qe u tha shokeve ne 2012 kur ishin 4-0 qe te mos shenonin me .
Por me mire qe ndodhinkeshtu se nje humbje e tille vlen me shume se nje fitore 11-1 ,bie fjala .
UBER ALLES !
I mirepres urimet.
Te dashur miq te forumit, jam i lumtur ne kete cast, jam i ekzaltuar, e kam pritur kete moment qe te isha prezent ne token e bekuar gjermane, ne nje eveniment te tille, ne jemi kampione.
Kam qene pjese e fitores gjermane ne entuziazmin madheshtor, sot jam me i forti, me i mencuri, me i dashuri, por sot jam me shqiptar se cdo here tjeter, se jam pjese e rraces teutone ariane, prandaj ju ftoj te gjitheve, te therrasim: Deutschland alles gute, Deutschland danke schon. Deutschland, du bist der erste.
Urime HB,eshte gezim i madh edhe per mua kur Kupa vjen ne Europe.
Sidoqofte, humbja e Argjentines qe shume dinjitoze,me nje loje gati te barabarte dhe me nje humbje fare te ngushte.
Mesi lozi nje loje te shkelqyer duke e kaluar disa here mbrojtjen gjermane.
Por lojtari me I mire I boterorit eshte Schurrle.
Ai I dha boterorin Gjermanise.
“Kampionet e Botes” – Nje titull qe e merituan mbi te gjithe Gjermanet ! Kupa qendron ne europe edhe 4 vjet te tjera fale nje ekipi solid si ky qe ndertoi traineri Lev.
Gjermania dhe pjesa tjeter e botes.Vetem keshtu mund te mundet Gjermania.!
Ata i ndihmoi Rizzoli,megjithate e moren kupen….por kane edhe tifozat me te shemtuar ne bote nga ana vizuale…te pakten ata qe njohe une.
Na shkrive o selfo qorri,,e para,te thuash I ndihmoi arbitri gjermanet kjo eshte cmenduri tifozlliku,mgjthse dyshoj qe ske haber nga futbolli,,dhe e dyta,nuk di cf surrati ke ti..qe percmon gjithe tifozat gjermane sipas miopise tende