Gjermania është kthyer në bordellon e Evropës?

anazapta

Në tokën gjermane prostitucioni është legalizuar që në vitin 2002. “BBC” thotë se frytet e aktivitetit të tij arrijnë në 16 miliardë euro në vit. Por ka nga ata që dëshirojnë një ligj të ri kundër biznesit të seksit

Meshkuj që në trup mbajnë vetëm peshqirë të kuq ose të bardhë shëtisin nëpër sallën e pritjes. Gratë me taka të larta dhe veshje transparente, të ulura në bar mes mjegullës së dendur të tymit të duhanit, bisedojnë dhe qeshin me klientët. Kjo është “Parajsa”, një nga shtëpitë publike më të mëdha në Evropë, e vendosur në Shtutgart. Dhe është e ligjshme.

“Këtu ndihemi të sigurta. Nuk krahasohet me rrugën, ku nuk e di se ç’mund të të ndodhë me një burrë”. “BBC” interviston Hanan, 22 vjeçe, e ardhur në Shtutgart pas dy vjetësh punë në një nga bordellot e Berlinit. Dhe pikërisht në qytetin e njohur si selia e një prej kolosëve të prodhimit të automjeteve më të rëndësishëm në botë, ndodhet edhe shtëpia publike më e madhe në Evropë. Si të gjithë homologët e tij nëpër territorin gjerman, edhe super-bordelloja i Shtutgartit është i ligjshëm.

I hapur në vitin 2008, ka kushtuar 6 milionë euro ndërsa brenda tij gjenden edhe një restorant, një kinema, një qendër estetike, sauna si dhe 31 dhoma private masazhi që çdo ditë presin qindra klientë të ardhur nga çdo cep i botës. Gjermania e legalizoi prostitucionin në vitin 2002, duke i dhënë jetë një industrie që fabrikon rreth 16 miliardë euro çdo vit dhe që i vendos prostitutat në të njëjtën shkallë të punëtoreve të tjera të zakonshme. Kësisoj është bërë i mundur largimi i shumë vajzave nga rrugët e nga shfrytëzuesit e dhunshëm. Ato i paguajnë rregullisht shtetit taksat dhe kontributet e tjera, po ashtu mund të dalin në pension dhe kanë të drejtë të kërkojnë librezën e sigurimeve shëndetësore. Gratë që punojnë në shtëpi publike si ajo e Shtutgartit thonë se ndihen më të sigurta dhe të tuteluara, por kritikët e kësaj qasjeje kaq liberale, e venë gishtin kundër faktit që duke legalizuar prostitucionin i gjithë vendi është kthyer në atë që quhet si “bordelloja e Evropës”, me një numër prostitutash të dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit dhe që sot arrin në 400.000 të tilla.

ggggggggg

Blerja e seksit ilegale – Sot tregu i prostitucionit të ligjshëm dominohet nga “mega-bordellot”, të cilat vizitohen gjithnjë e më shumë nga turistët që mbërrijnë nga jashtë. Në të njëjtën kohë shumë gra që punojnë në “Paradise Stuttgart” (Parajsa) janë kryesisht nga vendet e Evropës Lindore, si Rumania dhe Bullgaria. Nuk janë të paktë ata që duan një modifikim të ligjit mbi seksin me pagesë. Alice Schëarzer është eksponente e një grupi feminist gjerman dhe nismëtare e një fushate që kërkon ndërfutjen e sistemit suedez, ku nuk është e ndaluar të shesësh seks, por është e paligjshme ta blesh atë. Pra nuk dënohen ato që prostituohen, por ndëshkohen me gjobë klientët që kapen në flagrancë.

Modeli suedez është përshtatur edhe në Norvegji e Islandë, ndërsa po merret në konsideratë edhe nga ligjvënësit në vende të tjera evropiane si Irlanda, Franca, Finlanda dhe Rumania.

Në Francë hipoteza për ta bërë të paligjshme blerjen e seksit po shkakton polemika të shumta dhe pronarët e shtëpive publike gjermane në kufij me Francën e imagjinojnë që tani fatin e fitimeve të tyre nëse një ligj i tillë miratohet. “Nuk është e mundur të eliminiohet prostituimi. Ajo që po ndodh në Francë nuk ka kuptim: nuk mund të ndëshkosh një burrë për diçka që gruaja e bën me dëshirën e saj”, thotë Michael Beretin, menaxheri i një zinxhiri bordellosh në Shtutgart.

Charlotte Britz, kryebashkiake e Saarbrucken, qytet gjerman vetëm pak kilometra në kufi me Francën, thotë se do të ishte ideale një ligj në nivel evropian: “Në Gjermani kemi shtëpi publike në qendër të qyteteve dhe kjo është e tepërt. Se kuptoj përse çdo shtet duhet të ofrojë një zgjidhje të ndryshme kur mund të biem të gjithë dakord mbi rregulla me bazë evropiane të aplikuara njësoj mbi të gjithë anëtarët e BE-së”./Dorina Gjuzi 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *