Gjermania fut dhe Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të rrezikshme nga Covid-19

Amelda Amelda

Maqedonia e Veriut që nga 16.01.2022 është klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19!

Duke filluar nga data 16.01.2022 Qeveria Federale e Gjermanisë e ka klasifikuar Maqedoninë e Veriut si një zonë me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19.

Prandaj, të gjithë udhëtarët para hyrjes në vend duhet të regjistrohen në portalin e hyrjes të Republikës Federale të Gjermanisë dhe të marrin me vete konfirmimin e regjistrimit, me qëllim të kontrollit nga transportuesi ose policia federale.

Veç kësaj, të gjithë udhëtarët janë të detyruar, menjëherë pas hyrjes në vend të shkojnë  drejtpërdrejt në akomodimin e synuar dhe të qëndrojnë atje gjatë gjithë kohës (karantinë). Nuk  lejohet të pranohen vizita. Kjo karantinë zgjat 10 ditë.

Nëse paraqitni dëshmi të vaksinimit ose shërimit përmes portalit të hyrjes, karantina përfundon para kohe në momentin e dorëzimit. Së paku pesë ditë pas hyrjes gjithashtu mund të bëhet edhe një test (testi i antigjenit ose test PCR) dhe rezultati mund të transmetohet përmes portalit të hyrjes. Për personat nën moshën 12 vjeçe, karantina përfundon automatikisht në ditën e pestë pas hyrjes.

Gjermania njeh vetëm vaksinat dhe prodhimet e licencuara, të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA)!

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *