Gjermania ka vendosur të heqë nga tregu çokollatat e njohura ‘Mars’ dhe ‘Snickers’.
Sipas televizionit britanik “BBC”, Gjiganti i prodhimit të çokollatave ‘Mars’, ‘Snickers’ dhe ‘Milky Way’ mini ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produkteve të veta pasi brenda tyre janë zbuluar copa plastike.
“Kompania do të tërheqë vullnetarisht të gjitha produktet ‘Mars’, ‘Snickers’ dhe ‘Milky Way’ mini në Gjermani, pasi brenda tyre është zbuluar material plastik”, thuhet në një lajmërim të kompanisë.
Produktet që dyshohet se janë prekur janë ato me datë skadence nga 19 qershor 2016 deri më 8 janar 2017, sqarohet në deklaratë duke shtuar se një listë më e detajuar mund të gjendet në uebsajtin www.mars.de.
Kompania prodhon rreth 10 mln produkte çokollate në ditë në fabrikën e saj në perëndim të Gjermanisë.
