Gjermania i kërkon Facebook-ut të marrë seriozisht çështjen e racizmit

redaktor

Ministri gjerman i Drejtësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit i bën thirrje Faebook t’i përgjigjet në mënyrë më aktive materialeve raciste, teksa vendi përballet me protestat antiemigrantëve dhe dhunë.

Bloomberg, Reuters, Der Tagesspiegel dhe media të tjera kanë publikuar një letër që ministri Heiko Maas i ka dërguar drejtorit për politikave publike të Facebook për Europën, Richard Allan. Në këtë letër ai shpreh shqetësimin se rrjeti social ka dështuar me përdoruesit që përdorin gjuhë urrejtjeje.

“Përdoruesit e Facebook, në veçanti, po ankohen se kompania juaj nuk po ndalon në mënyrë efektive postimet “raciste” dhe komentet, pavarësisht se kanë vënë në dukje shembuj konkretë”, citon Reuters letrën e minsitrit gjerman.

Maas po merret me çështjen pas raportimeve të përdoruesve se kanë marrë një përgjigje standarde nga Facebook, i cili u thotë se përmbajtja nuk dhunon standardet e komunitetit, por nuk jep arsye më konkrete. Maas krahason rregullat strikte të Facebook ndaj fotove me përmbajtje seksuale me standardet me të larta, duke thënë se: “fotot e një pjese të trupit fshihen automatikisht për shkak të shqetësimeve morale, ndërsa deklarimet raciste dhe ksenofobike nuk fshihen menjëherë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *