Ministri gjerman i Brendshëm, Thomas de Maizière i kërkoi Italisë për të menaxhuar më së miri kontrollet në rast të një fluksi të mundshëm migrantësh, ndërsa Austria parashikon një mekanizëm që ka ngjallur mjaft polemika në kufirin austriako-italian në rast të një vale të jashtëzakonshme refugjatësh.
“Italia është e vetëdijshme për seriozitetin e problemit”, u shpreh ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij austriak, Ëolfgang Sobotka, në Potsdam (lindje).
Rivendosja eventuale e kontrolleve në tunelin Brenner midis Italisë dhe Austrisë është para së gjithash një çështje emergjente lënë në menaxhimin e Italisë. Për këtë arsye kemi zhvilluar bisedime shumë intensive me Italinë”, shtoi ai.
Sobotka u shpreh se ishte detyrë e Italisë për të parandaluar fluksin e migrantëve drejt Veriut të Evropës pas mbylljes së rrugës ballkanike
