Gjermania i kërkon Serbisë normalizim me Kosovën

Ornela

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Heinz Wilhelm, ka thënë se Gjermania do që Serbia të nisë sa më parë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, ai ka kujtuar se kapitulli i 35-të, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, është i pari që duhet të hapet.

“Për hapjen e këtij kapitulli, parakusht është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Wilhelm për mediat serbe.

Ai ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, por “lidhje e mirë fqinjësore”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *