Gjermania ka refuzuar t’i lëshojë vizë ministrit rus të Bujqësisë, Alexander Tkachev, pasi ai është një nga personat e listuar në sanksionet e Bashkimit Europian kundër Moskës.
Për pasojë, delegacioni rus nuk do të mund të ndjekë Javën e Gjelbër të Ushqimit dhe Bujqësisë në Berlin, më 15-24 janar, ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë e Rusisë.
Sanksionet kundër Rusisë janë vendosur për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë dhe për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë nuk ka bërë ndonjë koment, në lidhje me refuzimin e vizës për ministrin rus.

Gjermania e Merkelit nuk jep viza, z. minister A.Tkachev! Ne Gjermani futesh pa viza e pa dokumenta fare! Por jo duke qene minister! Duhet te jesh ushtar i Al-Bagdhadit, shefit te ISIS-it, e te paraqitesh si klandestin ” per jete me te mire “!