Rama: Ne ndryshuam Kushtetutën, Merkel është kampionia jonë

Leda Hysa

E përditshmja gjermane, “Die Welt”, ka publikuar ditën e sotme një raport special të përbërë nga më shumë se 20 artikuj dhe pothuajse 30 intervista rreth vendit tonë, duke përfshirë edhe një me kryeministrin Edi Rama.

“Die Welt” e fillon artikullin për kryeministrin me një jetëshkrim të tij, duke  ndalur me pas te negociatat.

“Edhe pse anketat e opinionit publik tregojnë se mbështetja e popullit për lëvizjet e tij drejt BE dhe për përparimin e qëndrueshëm në reformat e gjëra arrin rreth 80%, Rama ende po përballet me probleme që pengojnë përpjekjet për t’u anëtarësuar në bllok”.

Kryeministri Edi Rama është shprehur ndër të tjera se ky është momenti i duhur për të hapur negociatat pas reformave që ka bërë Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen  nga kancelarja Angela Merkel.

Shqipëria pret hapjen e negociatave pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga KE, por po përballet me një valë protestash nga opozita që kërkon largimin e kryeministrit, ndërkohë që ka bojkotuar zgjedhjet lokale – shkruan gazeta.

I pyetur nëse është optimist për hapjen e negociatave, Rama thotë:

“Në mënyrë gati tragjike unë kam qenë gjithmonë optimist. Jeta ime dhe historia jonë më tregojnë vazhdimisht se optimizmi tragjik është zgjidhja më e mirë. Tani, edhe holandezët, të cilët janë skeptikë, kanë thënë që kemi bërë hapa të mëdhenj përpara. Holanda, së bashku me Gjermaninë dhe Austrinë, kanë dhënë një ndihmë të madhe për ne. Të tre këto vende janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që po na asiston në refomën në drejtësi. Ne kemi bërë diçka të cilën asnjë vend tjetër nuk e ka realizuar më parë. Ne kemi ndryshuar Kushtetutën, por jo vetëm kjo; ne kemi kaluar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sitën e një procesi shumë të vështirë vetingu dhe po pastrojmë sistemin në një mënyrë që asnjë vend tjetër negociues nuk e ka bërë më parë”.

Ai shton se “duhet të saktësoj se ne nuk pretendojmë të anëtarësohemi në BE që tani, ne thjesht duam hapjen e negociatave”.

“Koha për t’u anëtarësuar do të vijë më vonë. Është si të planifikosh një martesë, por jo të martohesh menjëherë” – shprehet Rama.

I pyetur si i vlerëson raportet me Gjermaninë, Rama thotë:

“Shumë të mirë. Gjermania është Gjermania. Kancelarja Anxhela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni. Kjo është arsyeja përse ajo ka qenë dhe mbetet kampionia jonë. Lidershipi i saj e ka shndërruar Gjermaninë në shpëtimtaren e Europës. Nuk e di se ku do të ishte Europa sot nëse nuk do të kishte qenë Anxhela Merkel”.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ja pra qe e ndryshokeni ate farë Kushtetute kur doni
    Pse thua nuk m.le Kushtetuta t ndrroj daten e zgjedhjeve

  • Silleni Europen ne shqiperi zoti Rama, nuk ka nevoje te trokasim si lypsare ne dyert e tyre te mbyllura nese ju do ishit vertet nje burrw shteti qe nuk do benit.kompromise me t keqen

  • Procesi i Vettingut eshte kaq i veshtire se jane te gjithe hajdute e kriminele dhe e kane te veshtire ke te mbajne e ke te lene.
    Kafshe te shekullit. Jua pane bota sa ju vlen lekura. Legenet e Ballkanit. Jo me te Evropes

  • Ndryshimi i Kushtetutes se Shqiperise me 21 prill 2008 nga Sali Berisha dhe Edi Rama eshte atentati me tragjik qe dy politikane arrogante e prepotente parimeve baze te sistemit demokratik boteror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *