Gjermania jep 4.5 milion euro grant për efiçencën e energjisë në Qytetin Studenti

Elton Tafaruci

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë z.Hellmut Hoffman firmosën sot marrëveshjen për financimin me grant 4.5 milion euro të rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçencës së energjisë.

Ministri Gjiknuri deklaroi se ky investim pason atë të dhënë më parë në vlerën 5 milion euro po nga qveria gjermane. “Gjermania është pioniere e asistencës së Shqipërisë përsa i përket eficencës së energjisë elektrike. Efektiviteti është i madh, kursimet e energjisë janë të mëdha. Sjell dobi të mëdha për shoqërinë shqiptare, por mbi të gjitha ne krijojmë një model ekonomik të caktuar, të cilin ne mund ta aplikojmë në shumë projekte të tjera publike”, u shpreh z.Gjiknuri.

Sipas ministrit, ndriçimi publik është një tjetër fushë shumë interesante për të cilën qeveria shqiptare po punon.  Ambasadori Hoffman deklaroi se financimi i këtij projekti vijoi pas jnë premtimi të Kancelares, Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë më 8 korrik 2015.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *