Gjermania është në presion për të përshpejtuar procesin e verifikimit të të paktën 670 mijë aplikimeve për azil të vitit 2015, në një kohë që kërkesat nuk kanë të ndalur as në vitin 2016.
Kreu i Zyrës Federale të Gjermanisë për Emigracionin dhe Refugjatët, Frank Jürgen Weise, e konsideron situatën tërësisht të papranueshme.
Mes shumë azilantëve të luftës ka edhe mijëra emigrantë ekonomikë, për të cilët Gjermania e ka bërë të qartë se do t’i dëbojë nga vendi.
Zyra Federale e Emigracionit akuzohet se me mosveprimin e saj është duke ia lënë autoriteteve lokale përballimin me numrin masiv të refugjatëve. Pothuajse gjithmonë aprovohet kërkesa për azil për sirianët, ndërkohë që pothuajse gjithmonë refuzohet qëndrimi për aplikantët e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe shumë shqiptarëve.
