Gjermania kërkon 472 mijë punëtorë

Leda Hysa

Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar janë zanatet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.

Siç raporton RTL.de, ekzistojnë afro 472 mijë vende të lira pune në Gjermani, shumica prej tyre në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë.

Më saktësisht kërkohen afro 63 mijë në sektorin e prodhimtarisë, e pasuar nga profilet e ndryshme të shëndetësisë me 61 mijë vende të lira pune.

Ndërkaq bavarezët thonë se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë kësaj vere, pasi mungonin shoferë të shumtë të kamionëve, autobusëve dhe makinerive tjera të rënda.

Gjithashtu mungesë e madhe vërehet tek infermierët dhe mjekët.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Gjithkush qe mundet te kualifikohet le te shkoje te punoje per vete e familjen me te pasur e te lumtur.
    Per ne Gjermani viet per dy ore.
    Ne kohen e “qepes”Korce-Tropoje duhej tre dit e tre net vajtje plus nje dite prerje bilete audobuzi( per ne fshataret larg qytetit).
    Mos degjoni pallavra politike .Dje flisje me familje vetem po te ishe qytetar nje here ne jave.
    Sot jetohet bashke virtualisht.
    Rinia te shkoje te mesoje dhe me te arsimuarit te kethehen t’a bejne Shqiperine te vijne punetore nga jashte.
    Edi e ka futur ne rruge te mbare kete drejtim dhe duhet te kuptohet drejt . Nuk i duhen kujt ne bote juriste e ekonomiste te cilet shume shpejt inteligjenca artificiale do i zevendesoje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *