Gjermania kërkon largimin e shefit të CIA-s në Berlin

anazapta

Skandali i spiunazhit që largon çdo ditë e më shumë Berlinin nga Uashingtoni ka shkaktuar viktimën e parë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, njoftoi të enjten se i ka kërkuar përgjegjësit për Shërbimin Sekret të stacionuar në Ambasadën Amerikane të largohet nga vendi. Sipas Reuters reagimi gjerman vjen një ditë pasi Prokuroria Federale Gjermane urdhëroi të bëhet një kontroll në banesën dhe zyrën në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin të një personi të dytë që dyshohet se ka punuar si spiun për Uashingtonin. Javën e kaluar u arrestua dhe një agjent i dyfishtë, i cili pretendohet se i ka shitur informata CIA-s. Kërkesa është rezultat i hetimeve të prokurorisë gjermane dhe diskutimeve në muajt e fundit mbi aktivitetet e shërbimeve informative të SHBA-së në Gjermani, sipas asaj që tha Seibert. Zëdhënësi i qeverisë tha se Gjermania e konsideron “të domosdoshme” që të punojë intensivisht për çështjen e sigurimit me aleatët e saj dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, por paralajmëroi se një bashkëpunim i tillë duhet të “bazohet në besim dhe transparencë”. Disa ditë pas arrestimit të një punonjësi të shërbimeve të inteligjencës së huaj që pranoi se po i kalonte dokumente një personi amerikan, Prokuroria gjermane deklaroi të mërkurën se është duke hetuar mbi një spiun të dyshuar amerikan që është infiltruar në ushtri. Kancelarja gjermane Angela Merkel, mbajti të enjten deklaratat e saj më të forta që prej fillimit të skandaleve të spiunazhit amerikan kur pohoi se “të spiunosh aleatët” është humbje energjie. “Kemi shumë probleme, duhet të përqendrohemi në gjërat e rëndësishme”, tha kancelaria gjatë një seance dëgjimore me Kryeministrin moldav, Iurie Leanca. Ajo shtoi se prioritetet duhet të përfshijnë çështjen e përballjes së sfidave në Siri dhe të luftojnë terroristët dhe se besimi mes aleatëve duhet të forcohet. “Por sot në shekullin XXI duhet të pyesim veten se cilat janë detyrat e shërbimeve sekrete. Sot kemi kërcënime të reja asimetrike dhe besoj se në këto kohëra, shumë më të paparashikueshme, krijimi i besimit mes aleatëve është diçka jetike”, ka theksuar kancelarja. Rasti i dy spiunëve të pretenduar sos durimin e gjermanëve pas një viti të komplikuar për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Berlinit që filloi me zbulimet e ish anëtarit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) amerikan Edëard Snoëden. Në dokumentet zyrtare të filtruara tregoheshin qartë disa aktivite spiunazhi që përfshinin edhe një përgjim të telefonit të Merkel.

Share This Article
8 Comments
  • Veprim dinjitoz i një shteti serioz dhe deklarata me vend te kancelares Merkel? Madje eshte treguar shumë e moderuar dhe e matur për një “ndërhyrje te qartë në punët e brendëshme të shtetit gjerman”!? Pa besim dhe transparencë nuk mund te ketë bashkepunim te sinqertë ndëraleat? Aleati kurrë nuk duhet përgjuar!? Ky lajm dhe ceshtjet qe trajton ai duhet te na shërbeje per t’i pare ngjarjet e ndodhura në një kontekst shqiptar? Mé duket se ne i kemi “zbathur brekët” fare ndaj kujtdo? Tung!

  • VR !!! Veprim dinjitoz i një shteti serioz dhe deklarata me vend te kancelares Merkel? Madje eshte treguar shumë e moderuar dhe e matur për një “ndërhyrje te qartë në punët e brendëshme të shtetit gjerman”!? Pa besim dhe transparencë nuk mund te ketë bashkepunim te sinqertë ndëraleat? Aleati kurrë nuk duhet përgjuar!? Ky lajm dhe ceshtjet qe trajton ai duhet te na shërbeje per t’i pare ngjarjet e ndodhura në një kontekst shqiptar? Mé duket se ne i kemi “zbathur brekët” fare ndaj kujtdo? Tung!

  • Perse cuditi, keshtu ks qene e keshtu do te jete; Beso po kontrollo, ka thene ai, “Xhahxi”!

  • Kjo kot fare, po iken njeri do te vij tjetri. Ata jane vetem numerore toip … telat jane tjeterku. Atij qe terheq telat e spiunazhit, Merkeli s’ka cfare ti bej, bile kur vjen ne Gjermani edhe e pret. Keta cuditeshin me sherbimet secrete te BS-se dikur apo Rusise se sotme. Po jane ngaterruar aq shume ndermjet tyre sa s’behet. Thone qe sherri ne familje fillon per pare, siduket edhe ne kete lloj familje sherri per paret kane filluar, siduket si ndajne mire hahaha

  • keto jane aleatet dhe vendet me demokratike te botes, perkundrazi do thoshja kampionet e botes sic pershkruen nga gazetat tona serviliste dhe aspak realiste.doren ne qafe dhe gishtin ne bithe?

  • Zoti Zaim lere dinjitetin e Gjermanit , kesaj zonjes kishin nja 8 vjet qe ja pergjonin telefonin dhe se hapi gojen ,perveç disa deklaratave boshe qe beri, mire e thote dikush me siper shefat ate pune kane do iki nje e do vije nje tjeter.Gjermani behet shume serioz( ose trim te themi ) me ndonje shtet te lodh si puna jone , por kur vjen puna te te medhenjte rri gatitu

  • Z. Sel dushku? Mund te jetë edhe keshtu si thoni ju por një miku im qe eshte pronar i nje firme ndertimi më flet për ” shtet me rregulla te forta e te qarta”!? Arritjet gjermane p.sh ne fushen ekonomike jane mbreselënëse dhe kjo nuk flet per shtet pa “darën e kontrollit dhe te menaxhimit te fortë ekonomik” apo jo? Persa i perket ceshtjes se pergjimeve kjo nuk tregon se mungon serioziteti i shtetit. Hidhen miliarda ne kete fushë dhe nuk eshte veshtire qe ne nje sistem te “ekonomise se tregut” te blesh cdo lloj bashkepuntori? Sa për forcën e sherbimeve sekrete gjermane,një kolegu im i shiu-t te ushtrisë qe u kualifikua prane tyre më tregonte se edhe “qimes i dihej sa qeliza kishte”? Ai eshtë akoma i habitur nga forca e kòntrollit te ketij shërbimi mbi “cdo pellembë toke e institucioni, te territorit e të vendbanimeve gjermanike”!? Madje tregon për “kufirin te thana” për shumë sherbime homologe partnere të gjermanisë!? Prandaj e shoh ndryshe “qendrimin gatitu ” qe thoni ju!?? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *