Pavarësisht fluksit të emigrantëve dhe kërkesave të shumta për azil, Gjermania është një vend që ofron vende pune për punësim ligjor nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.
Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe ajo e Punës kanë hapur portalin “make-it-in-germany” për t’i mundësuar të gjithë punëkërkuesve të orientohen më lehtë nëse kërkojnë punësim legal në Gjermani.
Po kështu, edhe ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues se si aplikohet për vende të ndryshme pune, si doktorë, inxhinierë, infermierë, matematicienë etj. Në portalin përkatës shihet se së paku 5 mijë doktorë të kualifikuar kërkohen për të punuar në klinikat anembanë Gjermanisë.
DOKUMENTET PER VIZE GJERMANE
Pasaportë e vlefshme dhe dy fotokopje• Dy formularë aplikimi të plotësuar në tërësi dhe të nënshkruar personalisht nga ju (Formularët e aplikimit mund të merren falas në ambasadën gjermane apo të shkarkohen në faqen e saj të internetit)• Dy fotografi biometrike, aktuale, të formatit të pasaportës me sfond të në ngjyrë të çelët
Tarifa e vizës dhe shpenzime të mundshme
Origjinali i kontratës së punës ose kualifikimit profesional
Origjinali i miratimit të autoritetit përkatës në Gjermani (Zyrat për të Huaj ose Zyra Federale e Punës)
SI TË APLIKONI PËR PUNË NE GJERMANI
Të gjitha ofertat e shpallura për punë publikohen nga Agjencia Federale e Punësimit në faqen e internetit:jobboerse.arbeitsagentur.de.Kontakt: +49 228 713 1313 ose [email protected]
Portalet të tjerë me oferta pune www.stepstone.dewww.monster.dewww.zeitung.dewww.onlinenewspapers.comec.europa.eu/eures
Si mund të aplikoni
Modalitetet e ndryshme të aplikimit në shtetin e Gjermanisë ju mund t’i gjeni në faqen e internetit make-itin-germany.com/en > Working > Guide.

pranohen vetem aplikante qe kane mbaruar Universitetin KRISTAL ,i vetmi qe barazohet me Universitetin HARVARD!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!