Gjermania konfirmon Joachim Löw në pankinë

Ornela
KAZAN, RUSSIA - JUNE 27: Joachim Loew, head coach of Germany walks over the field after loosing the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Korea Republic and Germany at Kazan Arena on June 27, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images, )

Gjermania nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, pavarësisht eliminimit që në fazën e grupeve të Botërorit të Rusisë.

Trajneri Joachim Löw do të qëndrojë në pankinën e skuadrës 4 herë kampione të botës, edhe pse pas ndeshjes me Korenë e Jugut ai e vuri në dyshim qëndrimin e tij.

Federata gjermane e Futbollit (DFB), pas disa ditësh reflektimi vendosi që të konfirmojë 58-vjeçarin në pankinë, për të vijuar punën me skuadrën kombëtare.

Lajmi u publikua nga e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës ende nuk ka një komunikatë të Federatës në lidhje me këtë çështje, por presidenti dhe bordi drejtues i saj nuk e vunë në dyshim asnjëherë pozicionin e trajnerit 58-vjeçar.

Përpara se Gjermania të udhëtonte drejt Rusisë, Joachim Löw kishte rinovuar kontratën e tij për të qenë në krye të kësaj skuadre deri në vitin 2022. Tani, detyra e tij është të bëjë që Gjermania të harrojë sa më shpejt eliminimin nga Kupa e Botës, e të fillojë të mendojë fillimisht për Europianin e 2020-s dhe më pas për Botërorin e Katarit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *