Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencë në lidhje me Ballkanin e Hapur.
Rama tha se gjatë vizitës në Berlin ditën e djeshme të gjithë liderët politik nuk janë shprehur kundër Ballkanit të Hapur dhe madje kërkonin që të përfshihen të gjithë.
Kryeministri ndër të tjera foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se nëse nuk hapen negociatat Shqipëria do të ndryshojë kurs.
“Ishin gjysmë milioni shqiptarë që u shprehën e thanë se me mbylljen e Presidencës Franceze kjo nuk zgjidhet, atëherë ne do të dalim nga rrezja e konfliktit, do i drejtohem të gjithëve, e kam bërë të qartë se ky do të jetë qëndrimi ynë, por deri në fund kur të bëhet mbledhja e KE, qëndrimi ynë është që të hapen negociata për të dyja, për Ballkanin e Hapur.
Sa i përket Ballkanit të Hapur dua ta ritheksoj se isha dje në Berlin dhe kemi pasur takime me të gjithë partitë politike dhe miti që është krijuar është një ushqim për konsum lokal. Gjermania nuk është kundër, por do që të jetë gjithëpërfshirës. Të gjithë janë të inkurajuar që të marrin pjesë. Ballkani i Hapur është një nisëm, që synon jetësimin e të gjithë parimeve dhe që kërkon të ecë para.
Procesi i Berlinit, nuk mund ta implementojë as KE, por ne qeveritë këtu, prandaj është krijuar Ballkani i Hapur” tha Rama ndër të tjera.
a.m/dita
