Zgjedhjet i fitoi Anxhela Merkel, duke siguruar kështu 12 vjet pushtet në krye të Gjermanisë, njësoj si Margaret Theçer në vitet ’80, edhe pse mbetet për të përcaktuar se me çfarë koalicioni. Unioni i saj CDU/CSU ka marrë 41.5% të votave përballë sfiduesit Per Shtajnbruk të SPD-së me vetëm 27.5%. Liberalët dhe euroskeptikët mbeten jashtë Bundestagut
Në vitin 2009, partia e saj CDU/ CSU arriti të merrte rreth 33.8% të votave, thuajse 10 pikë më pak sesa rezultati i zgjedhjeve të zhvilluara dje, më 22 shtator. Sipas rezultateve, paraprake unioni i kancelares Anxhela Merkel mori rreth 41.5% të votave, ndërsa socialdemokratët e SPD-së, me në krye Per Shtajnbruk, arritën të garantonin 27.5% të votave. Partia e të Gjelbërve mori rreth 8% dhe e majta “LINKE”, 8.5%. Kjo e çon CDU-në drejt hapit të mazhorancës absolute, duke qenë se përjashtimi nga Bundestagu, i FDP-së (së liberalëve) dhe partisë “Alternative fuer Duetschland” (të euroskeptikëve) sjell një ndarje të re të vendeve në parlamentin gjerman. Sipas këtyre përllogaritjeve CDU/CSU pritet të kenë 298 deputetë, SPD 181, E Majta 60 dhe Të Gjelbrit 58.
Aleatët liberalë nuk hyjnë
Fitorja e kancelares, e cila konfirmon kështu një mandat të tretë të saj dhe e çon CDU-në drejt rezultatit më të mirë që nga koha e bashkimit të dy Gjermanive, në fakt nuk është e kompletuar sepse aleatja e saj FDP, mbetet jashtë parlamentit (për herë të parë që nga periudha e pasluftës, me vetëm 4.5%). Nëse partia e euroskeptikëve (AFD), e cila ka marrë 4.8% nën kufirin minimal të paracaktuar me ligj prej 5% të votave (për të hyrë në parlament) do të hyjë në Bundestag, kuotat nuk do të ndryshojnë. Për shkak të përqindjes minimale të votave, kjo parti nuk do të kishte peshë në një aleancë me qeverinë dhe as me partitë e majta, të cilat megjithatë kanë shprehur vlerësim për pozicionin e saj.
Merkel mbetet liderja e parë e një vendi evropian që merr konfirmimin e zgjedhësve që pas fillimit të krizës financiare dhe e pret rezultatin duke komentuar: “Një super rezultat që do të na mundësojë edhe katër vite të tjera suksesi”.
Profil
Anxhela Merkel, 59 vjeç, mishëron Gjermaninë e thjeshtë e të paprekur (nga skandalet), të pajisur me virtyte të tilla si seriozitet, modestia, profesionalizmi dhe besnikëria.
Njësoj si mbretëresha Elisabetë, ajo është lehtësisht e njohshme nga veshja. Baza është gjithnjë e njëjtë: Pantallona të errëta, xhaketë, këpucë të gjera me takë të ulët dhe një gjerdan me gurë. Asgjë nga këto e kushtueshme. Pastaj pati fatin të martohej me njeriun e duhur, jo vetëm si grua, por edhe si politikane. Një njeri, i cili nuk krijon asnjë konflikt interesi, një profesor kimie shumë i vlerësuar dhe me një vetësiguri të tillë sa të qëndrojë përbri një gruaje kaq të rëndësishme e ta ndjekë gjatë takimeve ndërkombëtare. Ky është imazhi që Merkel jep për veten dhe që korrespondon me të vërtetën. Nuk e përdor pushtetin për t’u dukur, por për të bërë atë që i duket e drejtë. Pastaj, Gjermania është shumë mirë “me shëndet”. Përse duhej të rrezikonte një ndryshim?
Shumë e akuzojnë Merkelin se nuk ka ideologji, vizione dhe se peshkon në mënyrë oportuniste në programet e partive të tjera, “duke iu grabitur” elektoratin. Por, gjithashtu është e vërtetë që si shkencëtare, ka një qasje tërësisht të ndryshme nga politikanët tradicionalë. Ajo këqyr një problem dhe kërkon zgjidhjen më të arsyshme, duke analizuar dhe duke përjashtuar të gjitha mundësitë e tjera. Kështu bëri me euron dhe me ndihmat për vendet e Evropës së Jugut të ndodhura në vështirësi për shkak të krizës. Kësisoj, Gjermania konfirmohet europeiste duke mos e vënë në diskutim as monedhën as ndihmën ndaj më të dobtëve./ D.Gjuzi

Ore do na sqaroni juve.
E majta ne total merr me shume
Degjova Lulen e bashkise dhe tani kryetar i shefit Sali, qe i erdhi mire qe fitoi Merkel dhe me shume entuziazem pret qe te fitoje edhe vete, se e konsideron vehten te djathte, por une i them Lules, prit zagar, une jam shtetas gjerman, gjithe familja ime votoi per CDU dhe Merkelin, por kjo ndodh ne Gjermani, se ne Shqiperi ne votojme Edi Ramen, se te djathten me shume e perfaqeson Edi Rama, me gjysh e katragjysh bejlere dhe agallare se Saliu qe u be njeri nen kujdesin e PPSH dhe Enver Hoxhes.
PD-ja dhe anetaret e kesaj partije jane te gjithe spiune dhe byt..q..a, tschüs.
Politikane Burrneshe per vizionin qe ka dhe per ate qe ben per kombin gjerman. Pak fjale e pune te lavderuar,
urime kombit gjerman per vlerat qe ka e qe di te zgjedhe.
Jo si politikanet tane,BERISHA = xhozi.bregu,doda,tartari,noka,paloka,collaku ………………
qe vetem fryheshin, mburreshin, e na jepnin mend sikur te kishin punuar ne vendin e pare ekonomik .