Gjermania me plan rezervë për rënien e mundshme të Europës

DITA Online
Soldiers of a ranger unit of the German armed forces Bundeswehr explore an area during the informative educational practice "Land Operation Exercise 2017" at the military training area in Munster, northern Germany, on October 13, 2017. / AFP PHOTO / PATRIK STOLLARZ (Photo credit should read PATRIK STOLLARZ/AFP/Getty Images)

Revista “Spiegel” publikonte disa ditë një shkrim mbi një raport të ushtrisë gjermane me të cilin ajo ishe njohur.

Dokumenti 120 faqesh titullohet “Perspektiva Strategjike 2040” dhe përmes tij përpunohen gjashtë skenarë të mundshëm që mund të marrin jetë deri në këtë vit e që do të ndikojnë sigurinë e Gjermanisë.

Me këtë rast kuptohet se skenarët priret të kenë ndikim në mbarë Europën.

Sipas raportimeve mbi këtë material, Gjermania po përgatitet për më të keqen: shpërbërjen e plotë të Bashkimit Europian, një Europë multipolare dhe një konflikt Lindje-Perëndim ku parashikohet që disa vende të Europës kalojnë me Rusinë.

Sipas revistës gjermane, në raportin e përgatitur nga Zyra Federale e Planifikimit në Forcat e Armatosura, lexohen edhe pasazhe të tilla që kontekstualizojnë në tërësi parashikimet e bëra: “Zgjerimi i Europës është braktisur gjerësisht, shtete të tjera e kanë lënë komunitetin, Europa ka humbur aftësinë konkurruese globale…Një botë përherë e më shumë e pastabilizuar, disa herë kaotike dhe afër konflikteve ka ndryshuar dramatikisht mjedisin e sigurisë të Gjermanisë dhe Europës”.

Për Europën, ushtria gjermane nuk përjashton edhe ardhjen në pushtet të ekstremistëve dhe kalimin drejt modelit politik rus.

Dokumenti në vetvete si alternativë për më të keqen, konfirmon disi dyshimet e mëdha që qarkojnë sot BE-në dhe aftësinë e saj për të përçuar atë frymë mbi të cilën bazohet ekzistenca e saj.

Skenarët në fjalë janë ndër më të errëtit dhe vënë në dyshim të gjithë kuadrin e të drejtave për të cilat u luftua dhe investua kaq shumë.

Për më tepër që në rajone si Ballkani ato lënë vakuumin e rrezikshëm që çon në kaos dhe lloj-lloj animesh gjeopolitike.

Share This Article
3 Comments
  • Zerat e dala nga Gjermania , nuk jane te rastit ! Nga gjiri i atij populli , teper akzigjent dhe me kerkesa te larta ndaj vetes , kane dale gjenij te medhenj , te te gjitha fushave ! Mjafton te permendesh, qe ne mesin e atij populli linden e u rriten filozofe e shkencetare , si Hegeli , Marksi , Engelsi ,Ajnshtajni , dhe me pas , pa hyre ne hollesira , emra te tjere qe kane tronditur boten , per te mbritur deri tek zonja e shquar Merkel , qe qeveris per 4 mandate resht nje prej shteteve me te fuqishme te botes , pa njohur regres , edhe kur mbare kapitalizmi boteror dergjet nen efektet e nje krize shkaterrimtare shumevjecare !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *