Gjermania merr drejtimin e OSBE, prioritet zgjidhja e konfliktit në Ukrainë

Dita

Gjermania ka marrë Presidencën e radhës së OSBE-së nga Serbia. Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier deklaroi se prioriteti kryesor i Gjermanisë do të jetë rindërtimi i besimit mes vendeve anëtare dhe përpjekja për një zgjidhje politike të konfliktit në Ukrainë.

“Gjermania po merr një rol të ri në kohë të trazuara. Kriza në Ukrainë është më seriozja që prej fundit të Luftës së Ftohtë dhe ne jemi gati për të marrë përgjegjësitë tona për zgjidhjen e saj”, tha Shtajnmajër.

Ministri i Jashtëm gjerman tha se gjatë këtij viti OSBE do të organizojë disa aktivitete që synojnë rritjen e bashkëpunimit përballë sfidave të sigurisë.

Ai tha se kërcënimet globale si terrorizmi dhe radikalizmi kërkojnë një reagim të përbashkët, ndërsa nënvizoi se Gjermania nga ana tjetër do të promovojë dhe garantojë respektimin e të drejtave të njeriut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *