Bundestagu shtrëngon ndihmat, duke dhënë vetëm shërbime dhe jo para kesh. Qytetarët nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi nuk mund të kërkojnë azil
Parlamenti gjerman miratoi sot me shumicë votash një paketë reformash për ligjin e azilit për t’i bërë ballë krizës që ekziston në vend, si rezultat i fluksit masiv të refugjatëve, rreth 800 mijë aktualisht e që mund të bëhen 1.5 milionë në fund të vitit. Reforma e përpunuar në Bundestag nën titullin “Një paketë masazh legjislative për të ndihmuar refugjatët” do të hyjë në fuqi në nëntor.
Zbatimi i kësaj pakete do të thotë për shtetin një disburism prej 3,5 miliardë eurosh në vit, duke llogaritur 800 mijë refugjatë në vit. Këtyre do t’u shtohen 350 milionë euro për kujdesin e refugjatëve të mitur të pashoqëruar që ishin rreth 17,955 deri në fund të vitit 2014, sipas shifrave zyrtare. Azilkërkuesit, megjithatë, dhe kjo është një nga risitë e reformës, do të marrin pjesën më të madhe të parave në shërbime dhe jo në të holla siç bëhet zakonisht.
Qeveria federale do të paguajë shteteve 67 euro në muaj për çdo azilkërkues, që nga dita që fillon procesi deri në mbylljen e tij. Në këtë 677 euro do të përfshihen përgjegjësia për strehim, ushqimit dhe shëndetësi. Me këtë vendim pretendohet të evitohen konfliktet me sektorët e shoqërisë gjermane dhe dekurajimi i refugjatët që udhëtojnë drejt këtij vendi për shkak të ndihmës që ky ofron.
Organizatat jo-qeveritare si ProAsyl beson se kjo është “poshtëruese” që vetëm sa shton burokracinë dhe i vë kufizime solidaritetit të Gjermanisë. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, paraqiti dhe mbrojti reformën, me të cilën pretendon të menaxhojë krizën në mënyrë efektive dhe të arsyeshme, pra të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të “përshpejtuar përpunimin e dosjeve dhe të caktojë në kohë më të shkurtër se kush ka të drejtën të qëndrojë në Gjermani dhe kush duhet të dëbohet. “Ne po përballemi me një përgjegjësi të madhe administrative dhe humanitare”, tha ministri në një takim me më shumë deklarata se debati që nuk lejoi të zbulohet sa de deri kur do të presë Gjermania.
Kohët e përpunimit të dosjes do të reduktohen në një maksimum prej gjashtë muajsh, një periudhë gjatë së cilës aplikantët do të qëndrojnë në një qendër të caktuar për tu identifikuar dhe nga të cilat më pas do të shpërndahen në përputhje me destinacionet e tyre në territorin federal, në mënyrë që ngarkesa të jetë më e balancuar. Atyre të cilëve u refuzohet dosja duhet të largohen nga vendi brenda nëntëdhjetë ditësh. Të tjerët do të detyrohet të marrin pjesë në mësime “integrimi” dhe mund të punojnë.
Në të njëjtën kohë për të shkrirë ortekun e madh të krijuar nga administrata aktuale dhe shërbimeve lokale, reforma fshin nga lista e qytetarëve me të drejtë azili ata që vijnë Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, që do të thotë se asnjë qytetar i këtyre vendeve nuk do të ketë të drejtë të kërkojë azil apo strehim në Gjermani. Deri në ardhjen e fluksit sirian, ballkanasit kryesonin listat e azilkërkuesve, ndërsa pranimi ishte më pak se 2%. /DITA

Gjermania ka marre fund si komb, nuk jane me ajo rrace qe kane qene para 30 viteve, jane bere me te zeshket pra me te zinj. Nuk u japin azil vendeve ballkanike si Shqiperia, Kosova dhe Mali i Zi qe do t’u zbukurojne rracen, por do te bejne shtetas gjerman, Irakiene, Siriane, Pakistanez, Filipinas, Kinez, Afrikane e lloj lloj majmuni, pas qafe e kane. Bashke me refugjatet kane hyre me mijera anetare te ISIS dhe te grupeve te tjera terroriste, te gjejne ku te duan edhe qindra sheshe per te ndertuar Xhami qe keta fondamentaliste kane te drejten e ushtrimit te fese dhe 5 here ne dite do te degjojne pellitjen e hoxhes maje minare.
Gjermani kerkon injorante e debile se keshtu i shfrytezon me mire!?
Qenke debil e skuptokerke politike se nga injoranti e i pa shkolluari fitohet sot per sot?
Plaka Merkel me deshiren per tu bere Nene Tereze hapi dyert e Gjermanise si ne sarajet e veta. Nga Deutchland e beri Aziland! Tani do te beje kufizim, por eshte vone. Nuk e ndreq dot ajo qe e shkallmoi kete gje. Duhet te vijne ustallare te tjere ne pushtet qe ta ndalojne marrezine e Merkelit.