Gjermania mposht Anglinë me penallti dhe shkon në finale

Gazeta Dita

Gjermania ka shkuar me meritë në finalen e Kampionatit Evropian të Under 21, pasi ka mundur me penallti Anglinë. Ishte një ndeshje e shumë e bukur për t’u parë nga neutralët, e mbushur me emocione dhe episode mbresëlënëse.

Në fund, gjermanët, megjithëse nuk kishin përse e zvarrisnin ndeshjen deri te penalltitë, dolën fitimtarë me meritë të plotë ndaj një Anglie të lodhur në kohën shtesë.

Skuadra e drejtuar nga Kuntz kaloi e para në avantazh me golin e Selke por mesfushori i Leicester City Gray barazon rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa e parë me një gol me fat. Pas pushimit anglezët gjejnë golin e avantazhit, dhe ai ishte momenti kur ekipi gjerman merr lojën në kontroll duke barazuar pak pas tyre.

Në minutat në vazhdim kishte vetëm një ekip në fushë, dhe ai ishte Gjermania. Pas barazimit, rastet ishin të shumta për të fituar ndeshjen por ishin penalltitë ato që vendosën në fund, me portierin Pollersbeck që bëri pritjen vendimtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *