Skandali i spiunazhit të kryer bashkërisht nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA ) dhe Shërbimi Federal Gjerman i Inteligjencës (BND) i zbuluar javën e shkuar nga Spiegel Online mori dje një kthesë të papritur, kur disa media gjermane zbuluan se qeveria federale kishte mashtruar një komision parlamentar që heton punën e bërë nga NSA në Gjermani.
Dy javë më parë, më 14 prill, Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, në përgjigje të një pyetjeje nga Partia e Majtë, tha se departamenti i tij nuk kishte të dhëna që NSA apo agjenci të tjera të inteligjencës vazhdonin të kryenin spiunazh industrial në vende të tjera. Përgjigja e ministrit u cilësua si “gënjeshtër” nga ana e tabloidit “Bild”, i cili guxoi të ilustronte informacionet e marra në lidhje me rastin, me një foto të De Maiziere me një hundë të madhe si ajo e Pinokut. “Reagimi i Ministrisë është në mënyrë të qartë në kundërshtim me atë që di qeveria federale”, pohonte gazeta.
Kur portali elektronik i revistës “Der Spiegel” zbuloi skandalin, Ministria e Jashtme pranoi se vetëm në fillim të marsit ishte informuar nga BND për punën e përbashkët me NSA-në dhe se kishte për qëllim të spiunonte politikanët dhe kompanitë evropiane. Por Bild raporton se qeveria është informuar në vitin 2008 për spiunazhin. Pohimi se ekzekutivi ishte i vetëdijshëm për punën e përbashkët të NSA-së dhe BND-së shkaktoi një çarje të rrezikshme brenda koalicionit të madh. Social Demokratët (SPD) i kërkuan kancelares, Angela Merkel, një sqarim të menjëhershëm të raporteve që tregojnë se ministria e jashtme kishte injoruar, në vitin 2008 dhe 2010, paralajmërimet që kishte marrë nga BND dhe raportimin mbi madhësinë e spiunazhit, por edhe paligjshmërinë e tij. “Në bazë të informacioneve të tanishme mund të arrijmë në përfundimin se Ministria e Jashtme ka dështuar tërësisht në rolin e saj të mbikëqyrjes të shërbimeve të inteligjencës, tha sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Yasmin Fahimi.
“Nuk më intereson ajo që mendon Amerika, por Kancelarja është e detyruar të marrë një vendim”, tha deputeti socialdemokrat, Chrstian Flisek, i cili është gjithashtu anëtar i komisionit parlamentar që heton NSA-në. Shefi i grupit parlamentar të të Gjelbërve, Anton Hofreiter shkoi pak më larg dhe denoncoi se Merkel kishte zbatuar një strategji mbulimi për të fshehur dimensionin e vërtetë të skandalit.
Deri tani reagimi i vetëm nga Ministria e Jashtme ka qenë një sqarim i zëdhënësit të qeverisë Steffen Seibert, i cili bëri të ditur se qeveria kishte kërkuar që BND-ja të jepte një shpjegim të shpejtë mbi rastin, pas zbuloi mangësi teknike dhe organizim në shërbimin e inteligjencës federale.
Por kthesa e re që mori ky skandal ka tani një protagonist të ri, Ministrin e Brendshëm Thomas de Maiziere, i cili si përgjegjës i Ministrisë së Jashtme në mes të 2005 dhe 2009 kishte për detyrë të kontrollonte punën e bërë nga BND.

ngeli Americoni me e ndihmu gjermoni per me pergju francen e leshit.
o flm…
Cia u kriju na SS gjerman.
hajt tung