Gjermania ngrin bisedimet e Serbisë me BE-në

redaktor

Tanja Miscevic, kryenegociatorja e Serbisë për bisedimet për anëtarësimin në BE, pohoi se Gjermania është vendi i vetëm që ende nuk ka dhënë dritën jeshile për hapjen e kapitullit të parë në procesin e negociatave.

“Ne kemi përfunduar të gjitha përgatitjet teknike për kapitullin 32 që merret me kontrollin financiar, por Gjermania nuk ka dhënë ende një miratim për hapjen e bisedimeve”, tha Miscevic për gazetarët në Bruksel pas raundit të përfunduar me sukses në lidhje me mbrojtjen e pronës intelektuale.

Ajo tha se Gjermania është e lidhur me qëndrimin e Bundestagut, i cili kërkon që Kapitulli 35 për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë të jetë i pari që të hapet si dhe kapitujt 23 dhe 24 për sundimin e ligjit, për të cilin përgatitjet janë ende në proces.

Miscevic tha se është e kënaqur që shqyrtimi për Kapitullin 7 për mbrojtjen e pronësisë intelektuale është bërë të enjten, që do të thotë se Serbia ka përfunduar procesin e 20 prej 35 kapitujve dhe deri në fund të javës së ardhshme do të bëhet shqyrtimi i kapitujve mbi peshkimin dhe mjedisin.

“Në fushën e mbrojtjes së pronës intelektuale, ne kemi legjislacion shumë të mirë, por zbatimi është gjithashtu i rëndësishëm” tha Miscevic, duke shtuar se kjo fushë është shumë e rëndësishme për shkak të hyrjes së Serbisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, të cilës Serbia duhet t’i bashkohet para aderimit në BE.

Procesi i shqyrtimit, i cili përcakton shkallën në të cilën legjislacioni i vendit kandidat është harmonizuar me BE-në, është duke u bërë veç e veç për çdo kapitull dhe është një fazë e domosdoshme në procesin e negociatave.

Serbia mori statusin zyrtar si kandidate për anëtarësim në mars të vitit 2012, por Brukseli njoftoi për hapjen e negociatave një vit më vonë, në prill të vitit 2013, kur Serbia arriti marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Konferenca e parë ndërqeveritare mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian, që nënkupton fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësimin e vendit ballkanik në Union filloi në janar të vitit 2014 në Bruksel

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *