Gjermania dëshmoi edhe njëherë se kur vjen puna te futbolli, nuk toleron askënd duke arritur fitoren e parë në grup. Me rezultatin 4-2 ndaj Portugalinë ata pozicionohen të dytët pas Francës.
Pas një goli të gjermanëve anuluar nga sistemi VAR, ishte Portugalia që shënoi e para me Ronaldon, i cili nuk u sforcua shumë me portën e boshatisur. Por, ishte goli i tij i parë ndaj Gjermanisë në karrierën e tij.
Gjermania rriti presion dhe barazoi. Gosens dha një super asist për Havertz, por Dias ishte ai që devijoi te porta e tij. Më pas vjen edhe goli i dytë. Në fat është sërish autogol, këtë herë Guerierro. Gjermania përmbys që në pjesën e parë 1-2.
Në të dytën, Havertz shënon golin e tretë në minutën e 51-të. Sulmuesi i Chelsea nuk e pati të vështirë ta shtynte topin në rrjetë pas pasimit të Gosens.
Ky i fundit, më i miri në fushë për gjermanët me 2 asiste, shënon edhe vetë me kokë. Gjermania bëhet skuadra e parë që shënon katër gola në një ndeshje të Euro 2020. Por në minutën e 67-të, Jota ngushton diferencën falë asistit të Ronaldo-s. Gjithsesi, Gjermania menaxhon mirë deri në fund dy golat avantazh.
