Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, në një intervistë për “Top Channel” thotë se kërkesat dhe insistimi i komunitetit ndërkombëtar për mos të prekur KQZ-në, u injoruan.
“Një proces elektoral i besueshëm merr një rëndësi të veçantë, jo për ne, por për elektoratin shqiptar në veçanti. Në këtë këndvështrim, ne presim që KQZ-ja të jetë asnjanëse, të punojë me profesionalizëm dhe jo politikisht. Nuk pati mungesë komunikimi prej ambasadorëve europianë dhe vendeve mike me disa politikanë shqiptarë. Është për të ardhur keq që këto qëndrime se si zgjedhjet demokratike duhet të menaxhohen u injoruan. Me të vërtetë dua të shpreh shumë keqardhje. Ne po monitorojmë dhe do të nxjerrim konkluzionet tona. Nuk presim që vetëm KQZ-ja të punojë në baza profesionale dhe apolitike, por bazuar në kriteret e Kopenhagenit. Ne presim që administrata shtetërore të funksionojë në po të njëjtën mënyrë në të mirë të qytetarëve”, tha Holtkemper.
Por, a do të ketë pasoja për Shqipërinë tashmë që këshillat e ndërkombëtarëve nuk u dëgjuan për KQZ-në?
“Çdo gjë në jetë ka pasoja. Do të vijojmë të kemi bashkëbisedime mes ambasadave tona me delegacionin e BE-s dhe zgjedhjet do të vëzhgohen nga disa qindra vëzhgues. Të gjitha observimet do të mblidhen dhe mozaiku zgjedhor do të plotësohet për të pasur një fotografi zgjedhore të plotë”, shtoi ambasadorja.
Ambasadorja Holtkemper paralajmëron se zhvillimi i së hënës në Parlament nuk është një ogur i mirë për zgjedhjet.“Natyrisht që zhvillimet e djeshme do të kenë influencë në procesin zgjedhor. Siç edhe e thashë nuk mungonte informacioni apo të kishte vend për keqkuptime”.
Lexoni Kodin .Diplomatik
Ambasa e cdo vendi mbron interesat e shtetit te vete(ne kete rast te Gjermanise) te shtetasve te vet(gjerman) dhe ruan e forcon mardhanjet e miqesise mes popuje(shqiptar e gjerman)
Kurkund ne bote nuk thuhet se Ambasadoret urdherojne cte bejne politikanet e vendit ku jane te akredituar.Sapo te pranohet ne Be Shqiperija keta ambasadore nuk do i pjedh kush mose Hungari.Bullgari,Rrumani e Ceki e tjere
Jane per tu falenderuar nderkombetaret per kete rrast. Ata po ndergjegjesohen gjithmone e me shume per situaten reale ne politiken shqiptare.
Diktatura po troket ne porte, sipas tyre.
Arsyetimi tyre eshte teresisht politik.Ne fakt nuk kemi “diktature politike te paster”, por nje diktrature “politiko-mafjoze”. Klanet mafjoze bejne edhe politiken.
Mjafton te shihen privatizimet dhe tenderat e ndryshme ne pasurim te nje kaste dhe varferim te poipullit, por sidomos shuitja e interesave tek te huajt.
Keshtu shpjegohet edhe taktika per ta bere terkuze hyrjen tone ne Evriope, duke ja faturuar opozites keto gjynahe me “tre sebepe” bajate.
Megjithate Evropa, e sidomos Amerika na ka nje borxh gjaku. Ata na e sollen,faktikisht, peshqesh Saliun, kryekapon. Populli yne nuk mund ta harroje Rajersonin neper podiume elektorale duke tifuar Saliun, duke shkelur sovranitetin e çdo ligj.
Fashizmi me fytyre berishjane filloj instalohet ne Shqiperi.
Njerze mos flini me sy hapur zgjojuni.
Sot me shume se kur,ne qofte se luftoni per te ndertuar te ardhmen
e femijeve tuaj, te bashkuar tek kutija e votimit pa dallim te asnje kahu
politik per te rezuar vemjen e fundit,trathetarin e kombit, zagarin Berisha.
Rilindje!
Zonja Holtkemper,ambasadore e Gjermanise ne Shqiperi ja beri te qarte qendrimin e shtetit te saj opinionit publik shqiptar dhe brekedhjerit te historise,nga auditoret e Universitetit “Eqerem Cabej” ne Gjirokaster nje jave me pare.
Ajo tha;-Ne Shqiperi nuk ka shtet ligjor- Ky ligjerim i saj i ka futur drithmen pushtetit te dr.dhjeramanit,dhe ne kete pohim te saj lexohet edhe mbrapeshtia e se henes e cdo tjeter, qe do te pasoje ate.
E verteta me e thekshme qe duhet ta ngulim mire ne koke ,eshte se nuk duhet te aspirojme ndihme te huaj per te fituar demokracine per veten tone;po pritem qe te na e shtrojne te tjeret udhen,nuk e meritojme as ta shohim me dylbi kete te uruar demokraci.