Gjermania ka pezulluar marrëveshjen për lëvizjen e lirë të Schengen. Prej ditës së sotme deri më 15 qershor kufijtë e Gjermanisë do t’u nënshtrohen të njëjtave kontrolle që bënin para miratimit të marrëveshjes së Schengen në vitin 1993.
Në veçanti pikat kufitare ku do të përqendrohen kontrollet janë ato me Austrinë.
Motivi për këtë vendim është Samiti i G7 që do të mbahet në kështjellën e Elmau në Bavari më 7 dhe 8 qershor.

Me nje fjale po mbyllen “portat”!!!!!!! He nuk me duket shenje e mire kjo. Do ZOTI e une te jem Gabim!!!!!!,
Do ta quaja nje manover per siguri dhe as gje me shume.
Ashtu qofte!
Nuk eshte shenje e keqe qe nje shtet te kontrolloje kush hyn e kush del ne kufi, madje ti mbylli dhe portat. Derisa njerzit ta kuptojne se Europa nuk eshte nje han pa porta.