Autobiografia e Hitlerit ‘Mein Kampf’ (Lufta ime), do të publikohet sërish në Gjermani, për herë të parë që nga vdekja e diktatorit nazist në vitin 1945. Instituti i Historisë Bashkëkohore në Mynih, ka bërë me dije më shumë detaje lidhur me versionin integral të këtij botimi, që do të dalë në treg vitin e ardhshëm. Libri aktualisht është në dispozicion, vetëm në botimet e vjetra apo në internet.
Landi i Bavarisë, ka trashëguar të drejtën e autorit nga shtëpia botuese naziste “Franz-Eher”, pas vdekjes së diktatorit, dhe e bllokoi botimin e këtij libri, pas një marrëveshje me qeverinë federale. Megjithatë e dejta e autorit shkon përtej 70 viteve, pas vdekjes së autorit në Gjermani, duke i hapur kështu rrugën ribotimit të tij.
Në fakt nuk është e paligjshme të kesh në shtëpi, blesh ose apo shesësh këtë libër në Gjermani dhe kjo theksohet dhe nga drejtori institutit, Magnus Brechtken, që shton se kjo shpesh harrohet nga disa njerëz. “Koha kalon, dhe përsëri njerëzit mendojnë se është një libër i ndaluar. Por jo, ai është thjesht një libër, dhe është e ndaluar për ta ribotuar atë, vetëm për shkak të së drejtës së autorit”-thotë ai.
Dr. Brechtken, shpjegon se botim i ri kritik i institutit, e vendos librin famëkeq, në kontekstin e tij të saktë historik. Libri do të jetë rreth 2.000 faqe, ku janë shtuar artikujt akademike, si dhe 748 faqet origjinale, që Adolf Hitleri filloi të shkruante në vitin 1923.
Qeveria bavareze, u zotua ta mbështesë financiarisht projektin që në vitin 2012, duke përmendur rëndësinë e “demistifikimit“ të veprës, para se të tërhiqej nga kjo mbështetje një vit më pas, pas një vizite në Izrael, që ia ndryshoi mendjen kryeministrit të landit Horst Seehofer, raporton Bota.al.
Mbi debatin. nëse është diçka e mençur të botosh një libër të tillë, Dr. Brechtken thotë:”Kjo varet nga perspektiva juaj. Ne bashkohemi me pikëpamjet e viktimave, të cilët thonë se nuk duan, që përvojat e tyre traumatike të viteve ’30-’40 të përsëriten, por kjo është puna jonë, për të bërë kërkime mbi origjinën dhe arsyet e ngjitjes në pushtet të nazizmit. Për të mësuar se përse ndodhi dhe çfarë do të thotë kjo, për të ardhmen e shoqërisë gjermane”.
“Ne e shohim këtë ribotim, si absolutisht të nevojshëm për publikun, me një informacion akademik dhe kërkimor, në lidhje me atë periudhë historike dhe zona të caktuara. Hitleri, ishte sigurisht një nga figurat qendrore të gjysmës së parë të shekullit XX-të. Ajo çka ai prodhoi në vitet ‘20 dhe ’30, tashmë është studiuar nëpërmjet shumë botimeve kritike mbi librin e tij”- thotë historiani gjerman. Megjithatë, mund të ketë ende pengesa për botimin e “Mein Kampf” në Gjermani.
Për shkak të natyrës anti-semite të librit, të publikosh variantin origjinal, që është shumë i rënduar nga fyerjet ndaj hebrejve, mund të arrijë të nxisë urrejtjen raciale. Prandaj edhe versioni përfundimtar i instititutit, thuhet se do të gjykohet mbi këtë bazë.
Dr.Brechtken, përpiqet të edhe njëherë të minimizojë rëndësinë e botimit të “Mein Kampf”, duke thënë se ai është vetëm një tekst historik, që është tashmë në dispozicion në Gjermani, për të gjithë ata që duan të lexojnë atë.
4 Comments

He,more cuba,demokratofashistonazist,pa 70.vite po e rilindni Baben tuaj nazistin ma te tmershem te kohas!
Po,pse jo ore,kur ne shqipri u bene hero bashkpuntoret e nazifashizmit dhe zogu,pse mos e bejn hero gjermanet dhe hitlerin,vetem lind pytja,mos vall gjermanet moren,shembullin nga sali serbi,dhe uran butka,e romeo gurakarri,apo nga beqir meta?
E’tani kan te drejt dhe komunistat te kerkoin hapur rehabilitimin e p.p,sh.dhe Enver hoxhes.
Dhe,nese cohen amerqisit dhe daj cemi te kundershtoi,tju them ameraqis,po kunder kujt ju luftuat,kunder enverit apo kunder hitlerit e musolinit dhe mbretit japonez?
Po, ma ne fund politika,dhe idealet jan bere lesh arapi,nuk ka me ideale por ka vetem pare,pare,pare-lek.lek,lek-euro,euro,euro-dollar.dollar,hajmedet e vaj medet per fukaran.
Me qe po te pelqen kjo ngjarje po e reabilitojme edhe Enverin. Por na zgjidh edhe nje problem.Enveri vdiq e Ameriken e Angline i kishte hale ne sy. Enveri vdiq e nuk lejonte kenge e muzike te huaj,nuk lejonte prone private,nuk lejonte besimet fetare dhe institucionet fetare,Si te veprojme sot qe gazeta “Zeri i popullit” i dermonte agjentet anglo-amerikane e sot i kemi miq.
Pastaj si mendon ti shqiptar qe mundet te vihet portreti ose monumenti i Enverit e pasuesit politik te Mehmet Shehut,Kadri Hazbiut,Beqir Ballukut,Fadil Pacramit,Abdyl Kellezit e dhjetra tjere te kalojne kokeulur perpara fotos me “njollen”e agjentit ,poliagjentit,liberalit, akoma mbi supe.
Cdo krahasim calon!
@Kozi!
Po shkruan si e EMA ZEQOS NE MAJE TE THANES,o djale!
Enver Hoxhen nuk e vendos ti ne PIEDESTALIN ME TE LARTE TE NDERIT TE KOMBIT SHQIPTAR!
Ahmet Zogolli tradhetar dhe shites i Shqiperise,hajdut i FLORIRIT TE BANKES KOMBETARE, eshte TURPI I Shqiperise,por ne radhe te pare e Sali Berishes,qe e vuri,sne cilesine edhe ky te ARMIKUT DHE TRADHETARIT TE KOMBIT!!!
Me vepra ,po t’i numerosh duhen 50 vjet,Enver Hoxhes i duhet ngritur nje MONUMENT ne mes te Tiranes dhe i larte mbi MALIN E DAJTIT!!!
Kuptohet qe kelyshet e atyre tradhetareve ballisto-zogiste kurre nuk do jene dakorte,se do u duhet te mbulojne KRIMET E TYRE para historise,por fatkeqesisht nuk e bejne dot dhe per kete ka fakte qe nuk u mjaftuan 25 vjet pa Enverin dhe nuk kane mundur dot te rrefejne TRIMERITE E TYRE NE LUFTE,TE MIRAT QE MUND TE KENE BERE KETO 25 VJET pa Enverin,te rrefejne PSE NUK KANE BERE EDHE NJE MUKJE TE DYTE,meqenese atehere nu i la Enveri etj,etj!!!
Te djathtet shqiptare kurdohere kane luftuar dhe bashkepunuar me PUSHTUESIT dhe kunder popullit!
Edhe pas 90-tes,prap u bashkuan me BANDEN TRASHETARE ANTISHQIPTARE TE SAli Berishes,deri sa e cuan Shqiperine ne pragun e LUFTES CIVILE!!!
Ate qe i ka bere Berisha ketij populli,nuk ia kane bere te gjithe pushtuesit bashke,qe nga ata otomane!!!
Ju lumtë goja ” Shqiptar sharri”? I bashkohem zëmërimit tuaj me atë çka po ndodh! Ringjallja teorike e nazizmit tregon se në Europë nuk po fryjnë erëra demokracie por era e kufomave të nazizmit! Kufomat janë shumë epidemike dhe nuk pres ndonjë gjë të mirë nga ky liçensim i nazizmit! Më vjen ndërmënd një pasazh nga libri “Reportazh me litar në grykë” i revolucionarit çek Julius Fuçik,- “Popuj ju kam dashur, jini Vigjilentë”! Nderime shqiptari i sharrit !