Gjermania rritet numrin e trupave ushtarake

Dita
German Chancellor Angela Merkel receives explanations as she visits a German army Bundeswehr base in Kunduz May 10, 2013. REUTERS/Kay Nietfeld/Pool (AFGHANISTAN - Tags: POLITICS MILITARY)

Ushtria gjermane shënoi rritje të forcave ushtarake, për herë të parë prej ribashkimit të saj në 1990, duke i dhënë fund një çerek shekulli të shkurtimeve të pandërprera prej fundit të Luftës së Ftohtë, njoftoi sot qeveria.

“Në total, numri i ushtarëve pritet të rritet gjatë shtatë viteve të ardhshme në 14 300 dhe forcave civile të ushtrisë në 4 400”, sqaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

“Ky zgjerim ushtarak është i nevojshëm duke marrë në konsideratë situatën aktuale shënuar kryesisht nga një rritje e tensioneve me Rusinë dhe misioneve të shumta jashtë vendit të Bundeswehrit”, nënvizoi ajo.

Gjermania po përgatitet të marrë pjesë në forcimin e prezencës së NATO-s në skajin lindor, në kufirin me Rusinë, në mbështetje të vendeve të Aleancës që ndodhen në Evropën Lindore, e cila ndihet e kërcënuar nga sinjalizimet e Moskës pas aneksimit të Krimesë në marsin e vitit 2014.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *