Gjermania turpëron Portugalinë

redaktor

Gjermania e ka thyer Portugalinë duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, në kuadër të Grupit G në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’, takim ky që u zhvillua në në ‘Arena Fonte Nova’.‘Pancerat’ janë shfaqur skuadër shumë më e mirë se portugezët duke e kontrolluar mjaft mirë lojën në terren, derisa Cristiano Ronaldo më shokë nuk ia dolën të tregohen të denjë për të përzgjedhurit e Joachim Low.

Ekipi gjerman qysh në pjesën e parë e siguroi fitoren në këtë duel, duke tundur tre herë portën portugeze. Thomas Muller pas 12 minutave lojë solli Gjermaninë në avantazh prej 1-0, nga penalltia, kurse golin e dytë e realizoi Mats Hummels në minutën e 32-të, derisa Muller në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi golin e tretë për Gjermanin, të dytin personal.

Loja e mirë dhe e sigurt e gjermanëve ka vazhduar edhe në pjesën e dytë, derisa Portugalia, e cila nga minuta e 37-të mbeti më një lojtar me pak në terren pasi u ‘skuq’ mbrojtësi Pepe, u mundua të bëjë diç më shumë, por jo sa për të gjetur rrugën e golit, madje paraqitja e asit po rtugez Ronaldos ka qenë shumë e zbehtë.

Serinë e golave në këtë ndeshjes dominuese nga ekipi gjerman, e mbylli Muller në minutën e 78-të duke shënuar golin e katërtë për gjermanët, derisa ai kompletoi hat-trikun, duke u bërë lojtari i parë që shënon tregolësh në këtë Botëror.

Pjesë e fitores së Gjermanisë ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të duke zëvendësuar të lënduarin Hummels.

Pas paraqitjes se djeshme të shkëlqyeshme të shqiptarëve të Zvicrës, Xherdan Shaqirit, Valon Behramit, Granit Xhakës, e Admir Mehmedit, ky i fundit shënoi edhe gol në fitoren e Zvicrës kundër Ekuadorit (2-1), sonte në Botërorin 2014, debutoi edhe Mustafi, një tjetër shqiptar që është pjesë e ngjarjes me të madh në futbollin botëror.

Gjermani arkëton trepikëshin e parë në Grupin G, ndërsa më 21 qershor do të ndeshet me Ganën, kurse Portugalia dy ditë më vonë përballet me SHBA-n.

Share This Article
3 Comments
  • Gjermania 70% te lojtareve i ka me prejardhje nga vendet e tjera.
    Gjithsesi, me 10 lojtare nuk eshte kaq e veshtire te fitosh.

  • enea: Gjete ndonje fjal sa per te kaluar rradhen.Desha te di se cilen kombtare pelqeni,sigurisht Algjerin mbas pezullimit Bekenbauerit.

    • Keni ndonje gje kundra Algjerise??????

      Une pelqej Kroacine, Greqine, Bosnien, Belgjiken, Costa Rica, Rusine, Columbine, Kamerun, Itali, Honduras, France, Nigeri, Portugali………..Do me per Belulin??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *