Gjermania vlerëson Reformën në Drejtësi: Është pritur shumë mirë në BE

Ornela

Ministrja gjermane e Drejtësisë Katarina Barley vlerësoi zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. “Reforma në Drejtësi është një shembull pozitiv dhe është pritur shumë mirë në Gjermani si dhe në vendet e tjera të BE-së. Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave”, u shpreh Barley.

Deklarata u bë gjatë një vizite të ministres shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj në Berlin.

Ndërkohë, sekretari Parlamentar i Shtetit, në Ministrinë e Brendshme Federale Mayer shprehu bindjen se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, mbetet një çështje prioritare për shtetet e BE-së, veçanërisht për Gjermaninë.

Ministrja Gjonaj u prit në një takim dhe nga Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë, Christian Lange.

Në fjalën e saj, Gjonaj, paraqiti arritjet dhe ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, sa i përket Reformës në Drejtësi, ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja, duke theksuar sfidën e zgjedhjes te SPAK, si një strukturë e rëndësishme në luftën efektive kundër korrupsionit.

“Tashmë reforma në Drejtësi nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të çohet deri në fund, pasi është e rëndësishme që Shqipëria të jetë një vend sa më i sigurt dhe me stabilitet”, tha Gjonaj.

Gjithashtu Gjonaj dhe delegacioni shoqërues u pritën në një takim nga Sekretari Parlamentar i Shtetit, në Ministrinë e Brendshme Federale, Stefan Mayer, i cili tha se qeveria gjermane të mbështesë Shqipërinë me anë të projektit të Binjakëzimit për të rritur më tej njohjen dhe perceptimin e publikut ndaj masave të marra në luftën kundër korrupsionit.

Ai vlerësoi si të rëndësishme krahas forcimit të shtetit ligjor edhe zhvillimin e ekonomisë duke përgëzuar Shqipërinë për rritjen ekonomike konstatuar edhe përgjatë vizitës së tij më të fundit në Tiranë në tetorin e vitit të kaluar.

“Vlerësoj arritjet dhe përpjekjet e ndërmarra nga Shqipëria për forcimin e shtetit ligjor, të rëndësishme në këtë periudhe kohore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, citoi Mayer.

Gjatë vizitës së saj, Gjonaj u shoqërua nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Reforma ne drejtesi ?! Kujt i hyri ndonje gjemb ne kembe?
    Ik moj shoqe,keto perralla jane bere bajate edhe per femijet e kopeshtit,Ujkut me cobanin ka 30 vjet qe i ka dale boja,

  • O dizinformim nga EGj. ose ka hyrë në stil që deklaruesit ta hanë preshin nga bishti. (Dekameron).
    Lum ky vend për Traktatin e Varshavës. Rroftë elbi që mposhti kafenë.
    Kurseni vaktin e drekës dhe kalojeni në dashuri, poor mos harroni të ngrohni gjellën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *