Qeveria gjermane ka publikuar axhendën e Konferencës së Berlinit, ku do të marrin pjesë gjithë kryeministrat e Ballkanit.
Zëdhënësi i Qeverisë Federale, Steffen Seibert, nëpërmjet një deklarate për shtyp, tregoi detajet e këtij takimi.
“Këtë të enjte, më 28 gusht do të zhvillohet në Berlin një Konferencë për Ballkanin Perëndimor. Pas pjesëmarrjes së saj para pak javësh në Takimin e Kryetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit Brdo-Brijun, i cili u zhvillua më 15 korrik në Dubrovnik, Kancelarja Federale Merkel së bashku me ministrin Federal të Ekonomisë Gabriel dhe ministrin e Jashtëm Federal Steinmeier do të presin kryetarët e Qeverive, ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë”, thuhet në deklaratën e Seibert.
Ai tha se diskutimet e Konferencës do të përqëndrohen në adresimin e çështjeve të hapura në rajon, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe prespektiven europiane te Ballkanit.
“Qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon qysh prej shumë vitesh dhe gjenerimi i impulseve të reja për përgjigjen e tyre.
Këtu është fjala kryesisht për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën.
Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës. Gjermania është pro perspektivës Evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Kancelarja Merkel do të përshëndesë më 28 gusht, rreth orës 15:20 kryeministrat pjesëmarrës në këtë konferencë, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.
Në vijim do të zhvillohet një mbledhje pune.
Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në mbledhjen e kryetarëve të Qeverive nga kryetari i Komisionit Barroso.
Më pas do të vijojë një mbledhje plenare në kuadrin e një darke pune nga ora 18:30 deri në 20:30./b.l

Prof.Klosi,shkruan dhe flete pake per rastin.
Gjermania jo ka dyshuar por ka administruar te dhena e informacione per veprimtarine kriminale te SB dhe te oborrit te tij.Ky eshte nje veprim i matuar dhe i i miratuar.Merret per te gjithe drejtuesit e shteteve qe humbet besimin dhe ka te dhena te vertetuara per veprime ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten e vendit qe perfeqeson.
Prof Klosi duhet ta thote me troc dhe me hapur qe ne ta kuptojme me mire.
Mentor!
Edhe kur amerikanet dhe anglezet pergjonin Gjermanine?
Kishin te dhena se nuk zbatonin Kushtetuten dhe ligjet?
Neqoftese eshte per propogande nga ty, OK,por nese kerkojme te genjejme te tjeret dhe veten,atehere eshte gabim.
Gjermanet,amerikane,anglezet,francezet,te gjitha shtetet pergjojne njrri-tjetrin.