Gazeta gjermane “Der Spiegel” bën të ditur se policia ka arrestuar dy persona që kanë lidhje me sulmet vetëvrasëse që të martën kanë ndodhur në Bruksel.
Gazeta nuk ka dhënë detaje se nga ku i kanë marrë informacionet, por thotë se njëri nga meshkujt që është arrestuar dje në afërsi të Frankfurtit, ka pranuar dy porosi në telefonin e tij menjëherë pas sulmeve terroriste në emër të Khalid El Bakraoui për të cilin policia belge beson se ka kryer sulmin në metronë e Brukselit.
Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka refuzuar të komentojë./E.T
