Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjermania:Te refuzohet platforma serbe
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Gjermania:Te refuzohet platforma serbe
Bote

Gjermania:Te refuzohet platforma serbe

redaktor
Published March 13, 2013
Share
SHARE

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian Bernd Posselt, thotë se duhet që të refuzohet platforma e Serbisë për komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi plani i Ahtisaarit sipas tij, është një ofertë shumë e mirë për të drejtat e pakicës serbe.

“Mendoj se baza… Kushtetuta e Kosovës është e mjaftueshme, është një bazë shumë e mirë përfshirë edhe planin e Ahtisaarit për të drejta të shkëlqyeshme të pakicave” ka theksuar Posselt.

Sipas tij modeli i Ahtisaarit për të drejtat për pakicat në Kosovë, duhet të përdoret edhe në jug të Serbisë, përkatësisht për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Kur unë shkoj në Serbi ata flasin për të drejtat e pakicave, por ato atje nuk ekzistojnë. Unë e njoh shumë mirë Luginën e Preshevës ku nuk ka të drejta të pakicave. Unë mendoj se nuk na duhen standarde të dyfishta. Ne kemi nevojë për standarde të njëjta për serbët në jug të Kosovës, për serbët në veri të Kosovës, por edhe për shqiptarët në Serbi” ka shtuar ai.

Deputeti gjerman thotë se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë Bernd Posselt  ka paralajmëruar se pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, do të ketë një lloj pushimi sa i përket zgjerimit të BE-së, i cili ndërlidhet me lodhjen e një pjese të politikëbërësve evropianë me zgjerimin e kufijve, sidomos tani kur BE po përballet me krizën e brendshme ekonomike dhe financiare.

redaktor March 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?