Gjermeni: Po punojmë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë

Dita

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni mori pjesë në Konferencën e 3-të ndërkombëtare Reputation War, ku ishte e ftuar si paneliste me temën “Si të ndryshosh imazhin mbas një dekade të një reputacioni negativ”.
Ministrja foli për sfidat e vendit që pas viteve 90, imazhin e Shqipërisë në botë dhe punën e reformat që janë bërë për ta ndryshuar konkretisht vendin dhe imazhin pas shumë vitesh reputacion jo të mirë.

Gjatë fjalës së saj në konferencë, Ministrja theksoi ndër të tjera se viti 2014 ka qenë një vit i mbarë për Shqipërinë në kuadër të njohjes dhe një prezantimi dinjitoz të vlerave të vendit.

Gjatë ditës së dytë të vizitës së saj në Paris, Ministrja Gjermeni u takua me Jean – Louis Bianco, Këshilltar Special i Ministres së Mjedisit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjitikës, ku u diskutua mbi mundësi bashkëpunimi në kuadër të eficencës së energjisë vecanërisht në banesat sociale duke reduktuar kështu kostot e energjisë elektrike.

“Ajo çka ne po realizojmë me Conservatoire Littoral për Ligjin e Bregdetit dhe projekti për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ishullit të Sazanit i shërben jo vetëm zhvillimit të turizmit por zhvillimit të integruar të territorit duke mbrojtur dhe ruajtur natyrën dhe mjedisin”, tha ajo.

Share This Article
2 Comments
  • IMAZHI I SHQYPNISE PERMIRESOHET SHUME SHPEJT EDHE PA EGLANTINEN

    FORMULA:

    Mos lejoni te RILINDIN plehrat e Botes per riciklim socialist ne Shqypni ne radhe te pare, mos betonizoni Vatanin per interesa te ngushta te pushtetit dhe politikes, por zbuloni ne kohe dhe ndeshkoni edhe klanet me pushtet te kokaines kolumbinae qe vjen nga Kuba Mike e Nexhmijes se imazhi i Shqypnise me pas rregullohet vete.

  • Po hik moj buq se na hapet barkun me keta rrena…shif ndonje hotel me ***** dhe shijoje se vitet kalojne shpejt, sa per imazh e kemi pare 25 vjet dhe ngele ti tja zgjidhesh hallet. Turp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *