Gjesti i Armando Brojës bëhet çështje në Beograd. Mediat i sulen pronarit serb të Southempton: Përshëndeti simbolin e “Shqipërisë së Madhe”

Ornela

Armando Broja bëhet çështje në Beograd. Ose më saktësisht, festimi me shqiponjë i sulmuesit të përfaqësueses shqiptare. Djaloshi 20-vjeçar e ka zgjedhur këtë festim si mënyrën e tij për të përshëndetur bashkëkombësit pas çdo goli që shënon. Një gjest që shpesh e kanë kopjuar edhe shokët e skuadrës së Sauthempton.

Një gjest që për publikun anglez nuk ka pse të jetë problem, ashtu siç është për mendje të sëmura në Beograd. Kështu, gjesti i sulmuesit shqiptar është vlerësuar si simbol nacionalist në mediat serbe dhe për më tepër, ato kanë kritikuar pronarin e ri serb të Sauthempton, Dragan Sholak, se ka duartrokitur një festim të tillë. Sholak ishte i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të Sauthempton ndaj Brentford, kur Broja shënoi dhe festoi në mënyrën e tij të zakonshme. Pronari sigurisht që u ngrit në këmbë dhe duartrokiti shqiptarin për golin e shkëlqyer që shtyu ekipin drejt një fitoreje të rëndësishme.

Por për “republika.rs”, manjati ka mbështetur “fyerjen e Serbisë në Angli’, siç e përshkroi këtë veprim në titullin e artikullit që i kushtohej kësaj teme. “Në minutën e 49-të, sulmuesi 20-vjeçar i Sauthempton shënoi për skuadrën e tij dhe vrapoi në fushë me duar të kryqëzuara, ndërsa shumë shpejt në planet televizive u shfaq pronari i “United Media”, i cili përshëndeti këtë festë josportive të të riut Broja me duartrokitje të entuziazmuara. Sholak, përshëndeti simbolin e “Shqipërisë së Madhe”!”, shkruante kjo media.

Sulmi në Serbi ndaj Sholak vjen për faktin e thjeshtë se ai është një nga financuesit e opozitës së Alaksandar Vuçiç dhe mediat pro-qeveritare, tashmë gjejnë çdo mënyrë për ta sulmuar atë. Përfshirë edhe gjestin e Armando Brojës, duke transformuar edhe festën e një goli, në një shfaqje nacionalizmi.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Serbet edhe nje shekull nuk demoktarizohen.Ata jane rraciste dhe shoviniste te eture.
    Pore ne fakte kane te “drejte” se nepermes ketij shovinizmi nga nje grup njerzesh te arratisuar nga rusia arriten te ngrejne shtetin e tyre ne atdhe te huaje sic ua ben Ilirve.
    Edhe sote etje shoviniste vazhdon po me ato nota te skllvropronarve te tyre te cilet paten suksese ku te vetmit dydje e till ka arritur te ngrej shtet.
    Ka pasur dynndje edhe te tjera ne evrope pore edhe perse ngriten principatat e tyre ata nuk arriten ti resistoj asimilimite ndersa serbet po.
    Prandaj Evropa ndaj tyre nuk duhet kurre te perdor pergdhelje, pore gjithnje duhet tua mbaj dajakun tek hunda , qe ata te arrkijen te demokratizohen. ndrysha ata nuk kuptojne asgje nga rendi demokratik .!

    • Keta qenkan idiot! Nje shqiptar qe ben shenjen e flamurit shqiptar. Cfare ka ketu per te diskutuar? Shqiponja eshte e pranishme ne flamurin tone kombetar dhe nuk ka te beje me shovinizma! Ehhe keta barbaret kane shqiponje ne flamurin e tyre, dhe mund te bejne te njejten shenje si shqiptaret. Nuk e kuptojn se sa idiot dhe i pacivilizuar duhet te jesh qe simbolin e flamurit shqiptar ta qush nje simbol nacionalist dhe shovinist! Fatkeqesi qe kemi keta idioter per fqinj!

  • PO MIRË: SERBËT KONTROLLOJNË GJITHË BOTËN
    KU KA SHQIPTARË PËR TË KONSTATUAR VEPRIMET E TYRE SE MOS I DHËMB DIKU SERBISË?.PO KY QËNKA POPULL I NGARKUAR ME ATAVIZMA ANTISHQIPTARE..SI MUND TË JETË I LIRË KY POPULL KAQ I FRUSTRUAR,SI MUND TË ECË AI DREJT PAJTIMIT SHQIPTARO-SERB QË PREDIKON VUÇIÇ?.NËPËR BOTË MUND TË GJESH MILIONA SJELLJE TË TILLA POR NUK MERREN BOTA ME SPERKATJE HELMI,AQ MË TEPËR KUR POUJT JANË FQINJ.TURP NJË NGARKESË E TILLË MESJETARE.

  • Sa injorante dhe te prapambetur , qenkan serbet . Shenjen e shqiponjes me duar dhe me c’do gje , qe te mundemi , do ta konfigurojme . Shqiponja nuk ka pse te beje polike . Eshte nje shqiponje dhe kaq , Edhe rrasti i famurit te Ballist Morines , eshte i njgjashem . Nje flamur perfaqeson shtetin dhe kaq . Turp , per politikanet serbe te shekullit xxI . Zgalem

  • Simboli i Shqiperise se madhe eshte Harte jo Shqiponje!!!! Shqiponja eshte simbol i flamurit tone sikur e ka edhe Serbia vete ne flamur. Vetem se Serbet kane nje problem me shqiponjen ne flamur sepse nuk e kane me dy koka dhe nuk munden ta interpretojne me duar. Kaq e thjeshte eshte ceshtja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *