Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë ka reaguar të martën në lidhje me gjestin e bërë nga kreu i OSBE në Shqipëri Berndt Borchardt, i cili është parë se u ka nxjerrë gishtin e mesit disa protestusve të Unazës së Re.
Ndonëse në vijim, Borchardt ka kërkuar publikisht ndjesë për veprimin, Këshilli thekson se mungesa e respektit në reagime të tilla mund edhe të cenojnë reputacionin dhe besueshmërinë e organizatës në Shqipëri. Në deklaratën e Këshillit, gjithashtu, nënvizohet se pritet që kryesia e radhës dhe Sekretariati i OSBE-së të marrin masat përkatëse disiplinore në përputhje me rregullat, kodin e etikës dhe procedurat e tjera për raste të tilla.
Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë:
“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron të sjellë në vëmendjen e opinionit publik shqiptar dhe trupit Diplomatik në Tiranë, reagimin jashtë normave të etikës qytetare të Kryetarit të Pranisë së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchard, gjatë një grumbullimi paqësor të një grupi protestuesish, ndërsa ushtronin të drejtën e tyre përballë drejtorisë së Policisë së Tiranës në datë 13 Tetor.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ndërsa tregon një respekt dhe nderim të veçantë për të gjithë diplomatët e akredituar në Shqipëri, kërkon prej secilit prej tyre të respektojë popullin shqiptar, si të drejtën legjitime të çdo shqiptari për të protestuar paqësisht.
Për shkak të funksioneve të tyre diplomatike, por edhe preferencave personale, Kryetarët e OSBE-së në Shqipëri, përfshirë edhe zotin Borchardt, kanë qenë figura të njohura në jetën publike të vendit. Për ketë arsye, ata nuk mund të pretendojnë imunitet nga kritikat për aktivitetet ose qëndrimet e tyre politike, për të cilat ata janë dhe do të jenë vazhdimisht në syrin kritik të publikut.
Në këtë kuptim, reagimi i zotit Borchard ishte fyes, aspak etik dhe mbi të gjitha jo dinjitoz për një përfaqësues të lartë të OSBE-së, misioni i të cilit është të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë institucionet e saj demokratike dhe sundimin e shtetit ligjor.
Mungesa e respektit e reagimeve të tilla mund të cënojë reputacionin dhe besueshmerinë e organizatës në Shqipëri.
Ne jemi besimplotë se sjellje të tilla të pa kujdesshme dhe jo profesionale një drejtues i Pranisë të OSBE-së do t’i nënshtrohet masave përkatëse në përputhje me rregullat, kodin e etikës dhe proçedurat e tjera për raste të tilla”./abcnews.al

Cfare kuptuam nga Këshilli Famoz i Ambasadorëve të Shqipërisë?
Qe rrugaci i OSBE-se në Shqipëri Bernd Borchard duhet të bëjë:
AUTOKRITIKE SHOQERORE
njashtu:
Si Mehmet Shehu kur vrau dhe masakroi katunaret e Lushnjes duke i prere Koqet vetem sepse nuk deshen te hynin ne ceten e cubave te tij killera, vrastare prej Mallakastre
O sa mir me ken shqyptar!
PO MERO BAZEN E PYETEN KETA AMBASADORE FAMOZE TE ENVERIT?
Po sjellja e shpellareve zapus pronash,si ju duket?!!!!
O intelektual rrugaci te qift nonen dhe gjithe grate e katunit,nese ambasadori te duket rrugac imagjino si do te dukej Ilir floriri dhe Mona cizmja.,po ata qe i shkuan te dera shpise dhe i benin karshillek i harrove,fundja vete i kemi ftuar keta rrugacet te na vine e na drejtojne nuk kane hy me zor ne shtepine e ciftit Meta dhe Berisha.