Boksi profesionist do të ketë një mbrëmje të rëndësishme tw premten prej orës 18:00 në Tiranë.
Eventi që do të ketë edhe sfida kikboksi do të kulmojë me sfidën mes Gjetan Ketës dhe turkut Turgay Uzun.
Në ringun e “Asllan Rusit” do të duelohet për titullin Interkontinental për federatën WBC në një sfidë me 12 raunde nga 3 minuta secili.
Kundërshtari i shqiptarit Keta është një boksier me përvojë, por zëvendësoi Goklap Ozekler, i cili ishte i pamundur të merrte pjesë në këtë sfidë.
Turgay Uzun, Boksier:Jam përgatitur mirë dhe këtë do ta tregoj në ring. Koha e përgatitjes ishte e shkurtër, por nuk e kam problem që nesër të jem kampion në fund të sfidës.
Gjetan Keta ,Boksier:Jam stërvitur mirë dhe jam në formën më të duhur për të treguar vlerat e mia.
Gjatë peshimit Gjetan Keta ishte 200 gramë më i rëndë se rivali i tij, 72.5 kilogramë. Në këtë aktivitet do të zbresin në ring edhe sportitstë të tjerë shqiptarë. Intersimi për bileta është i madh edhe nga trevat e tjera shqiptare.
